Britania, gati të dalë edhe pa marrëveshje. Johnson, kancelares Merkel: "Ne jemi të gatshëm nëse ju nuk doni kompromis"

Britania, gati të dalë edhe pa marrëveshje. Johnson, kancelares Merkel: “Ne jemi të gatshëm nëse ju nuk doni kompromis”

“Në rast se Bashkimi Europian nuk është i gatshëm për kompromis, Britania e Madhe është e gatshme të dalë nga unioni edhe pa një marrëveshje për tregtinë”, i ka komunikuar Boris Johnson, kancelares Angela Merkel. Këtë gjë e ka deklaruar vetë zyra e shtypit e Kryeministrit Britanik. Komunikimi mes Johnson dhe Merkel vjen në një kohë që takime informale janë mbajtur gjatë një darke private të negociatorëve.

Mësohet se bisedimet mes palëve kanë ngecur në pikat që i referohen të drejtave të peshkimit, influencën e ardhshme të gjykatave europiane në ligjin britanik dhe se sa e aftë do të jetë në të ardhmen mbretëria për të lehtësuar rregullat e saj duke shijuar njëkohësisht edhe aksesin në tregun e përbashkët.

“Kryeministri britanik nënvizoi përkushtimin e Britanisë së madhe për të punuar fortë në gjetjen e një marrëveshje të hershme brenda këtij procesi të gjatë dhe intensiv bisedimesh”-thuhet në njoftimin e zyrës së kryeministrit.

Roel Kërkuti / SCAN

*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.