Procesi vazhdon me ritme të shpejta / Rreth 11.5 milion njerëz në Angli kanë marrë dozën e parë të vaksinës

Britania shpërndan vaksinën e Moderna. Nis injeksionin e 3-të në vend prej ngadalësimit të dozave të tjera

Britania nisi përdorimin e vaksinës së Moderna në Uells ditën e Mërkurë, ndërkohë që administrimi i vaksinave të tjera ka rënë në nivelin më të ulët të këtij viti, për shkak të tkurrjes së oferëtës is pasojë e problemeve me manifakturën të AstraZeneca.   Britania është shumë përpara pjesës tjetër të Europës në garën për vaksinimin e popullsisë, me thuajse gjysmën e banorëve që kanë marrë të paktën 1 dozë. Megjithatë, problemet në ofertë nga vaksina kryezore e AstraZeneca, ka ngadalësuar progresin së fundmi.  Britania ka shpërndau rreth 96,000 doza ditën e diel dhe pak sipër 105,000 të Hënën, që janë shifrat më të ulëta që kur Qeveria nisi publikimin e të dhënave në Janar.   Ministrat britanikë kanë paralajmëruar se shpërndarja do të ngadalësohet në Prill, për shkak të problemeve me prodhimin të AstraZeneca, përfshirë në një qendër në Indi.   “Shpërndarja e vaksinës së Moderna nis sot në Uells. Ne kemi porositu 17 milionë doza që do administrohen në javët e ardhshme” –tha kryeministri Boris Johnson.  Moderna, që po përdoret në SHBA dhe në disa pjesë të Europës, do bëhet vaksina e tretë që përdoret në Britani pas AstraZeneca dhe Pfizer me BioNTech. Moderna përdor të njejtën teknologji me lajëmtar të ARN si Pfizer, por mund të ruhet në temperatura më normale, krahasuar me rivalin amerikan, që kërkon temperatura super të ulëta.

SCAN

*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.