Përfitimet e obligacioneve të kompanive publike - Listimi i kompanive publike në bursë do të rriste edhe nivelin e transparencës financiare - SCAN Magazine

BSH: Ulen rreziqet për ekonominë – “Sektori bankar, i shëndetshëm,  me nivele të përshtatshme likuditeti dhe kapitalizimi”

Raporti i Bankës së Shqipërisë për stabilitetin financiar për 6-mujorin e parë të vitit nënvizon se, veprimtaria e sektorit bankar u zhvillua në mënyrë të qëndrueshme. “Depozitat dhe kreditë u rritën, cilësia e kredisë u përmirësua ndjeshëm , dhe treguesit e tjerë të qëndrueshmërisë financiare mbetën  në  nivele  të  përshtatshme.  Në  tërësi, eskpozimi i sektorit bankar ndaj rreziqeve u paraqit i  kontrolluar. Përmirësimi i situatës shëndetësore mbështeti një rigjallërim të shpejtë të aktivitetit ekonomik. Përvoja e kësaj periudhe, tregon se përshpejtimi i procesit  të  vaksinimit mbetet  i  rëndësishëm  për  të  zbutur  pasiguritë  që  ecuria  e pandemisë  ende  ruan  mbi  zhvillimet  e  ardhshme  ekonomike  dhe  financiare.  Njëherazi,  këto  pasiguri  evidentojnë  nevojën  që  politikat ekonomike, financiare dhe prudenciale të ruajnë elementët e fleksibilitetit për të reaguar në rast nevoje. Për sektorin bankar, mbetet aktuale rëndësia e vlerësimit të rregullt të shkallës së ekspozimit ndaj rreziqeve, dhe e ruajtjes së një qëndrimi proaktiv në drejtim të marrjes së masave për zbutjen dhe përballimin e tyre”-nënvizon banka e Shqipërisë në raportin periodic, i cili publikohet dy herë në vit.

“Gjatë periudhës sektori bankar ruajti një nivel të përshtatshëm të kapitalizimit. Norma e mjaftueshmërisë së kapitalit  shënoi  rreth  8%  (17.95%),  me  rënie  në  dy  periudhat  e  fundit.  Në  ecurinë  e  treguesit  gjatë periudhës, ndikoi kryesisht rritja e aktiveve të peshuara me rrezik e cila tejkaloi efektin e rritjes së kapitalit rregullator. Bankat me kapital evropian dhe bankat sistemike raportojnë nivelin më të lartë të normës së mjaftueshmërisë së kapitalit”-vijon ndër të tjera institucioni qëndror i politikës monetare në vend.

“Në tërësi, rreziqet për ekonominë  Shqiptare  kanë  qenë  të  kontrolluara  gjatë  periudhës. Harta  e stabilitetit financiar tregon një nivel më të ulët të rreziqeve në mjedisin e përgjithshëm makroekonomik dhe për agjentët e ekonomisë reale, ndërsa rreziqet që lidhen me veprimtarinë bankare mbeten në nivele të kontrolluara, pavarësisht situatës së pazakontë të vitit të kaluar. Kontributin kryesor në këtë ecuri e ka dhënë përmirësimi i gjendjes financiare të ndërmarrjeve, të familjeve dhe të mjedisit të jashtëm, ndërsa faktorët e tjerë që lidhen me ecurinë e përgjithshme të ekonomisë, të situatës fiskale dhe të ecurisë së veprimtarisë bankare kanë shfaqur ndryshime të vogla dhe jopërcaktuese”-thekson Banka e Shqipërisë në raport sa i përket rreziqeve që i kanosen ekonomisë shqiptare.

Roel Korkuti / SCAN

*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.