Zëdhënësi i PDK-së ironizon me sondazhet e LVV-së

Bytyçi: Kurti ka gënjyer e mashtruar tash e 20 vite, e kuptueshme pse nuk ballafaqohet me Hoxhajn në debat – Lajmet e fundit



Zëdhënësi i PDK-së, Avni Bytyçi, ka thënë se kreu i LVV-së, Albin Kurti, ka gënjyer dhe mashtruar tash e 20 vjet.

Bytyçi ka thënë se Kurti nuk ka program, përvojë dhe konsistencë.

Sipas tij, kjo është më se e kuptueshme se pse Kurti nuk ballafaqohet me Enver Hoxhajn në debat.

“20 vjet mashtrim, gënjeshtër dhe populizëm. Është më se e kuptueshme se pse z. Kurti nuk ballafaqohet me prof. Enver Hoxhajn në debat”, ka shkruar ai në “Facebook”.

Postimi i tij i plotë:

“Unë mendoj se ne duhet të jemi të sinqertë për të pasur një marrëveshje të qëndruar, ne duhet të bëjmë kërkesa ndaj njëra-tjetrës. Serbia ka disa kërkesa për Kosovën edhe ne gjithashtu dhe t’I vendosim në tavolinë kërkesat tona për të pasur një dialog të drejtë”.

“Kushtetuta e Kosovës thotë që Kosova nuk mund të bashkohet me ndonjë shtet tjetër.”

Albin sh-Kurti, 2021

Koment:

20 vjet mashtrim, gënjeshtër dhe populizem. Është më se e kuptueshme se pse z. Kurti nuk ballafaqohet me prof. Enver Hoxhajn në debat;

z. Kurti nuk ka:

1. Program

2. Pervojë/dije (edhe jo këtu nuk kryen punë njohuritë e tij për telat e bakrit)

3. Konsistencë