Zëdhënësi i PDK-së ironizon me sondazhet e LVV-së

Bytyçi: Në KS të OKB-së pati garë joformale mes Serbisë e Rusisë dhe Gërvallës se kush po e paraqet Kosovën më keq – Lajmet e fundit



Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla është kritikuar edhe nga radhët e PDK-së për paraqitjen e saj në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, raporton Zeri.info.

Zëdhënësi i PDK-së, Avni Bytyçi e ka cilësuar këtë paraqitje si shumë të dobët e pa sens politik.

Sipas Bytyçit, në një moment u bë një garë jo formale mes Serbisë, Rusisë, Kinës dhe Gërvallës se kush po e paraqet Kosovën më keq.

“Paraqitja e parë në OKB nga MPJD znj. Gervalla le shumë për të deshiruar. Me pak fjalë paraqitje shumë e dobët, pa sens politik e si jo rallë here pa takt dhe përmbajtje.

Me gjasë rregulli i parë në takime të nivelit të tillë — njihe audiencën tënde, nuk vlenë për znj. Gërvalla. Për një moment u bë një garë jo formale në mes të Serbise, Rusisë, Kinës dhe znj. Gërvalla se kush po e paraqet Kosovën më keq! Në fund ne duhemi të mesohemi se diskursi i shteti të dështuar (failed state) tani më është diskurs edhe i Qeverisë së Kosovës, se paku këtë e kanë shpreh deklarativisht në disa nivele Albin Kurti, Vjosa Osmani e tani edhe Donika Gervalla si MPJD!”, është shprehur Bytyçi në Facebook. /Zëri