Cakolli për AAK-në: Ndoshta do të kërkojnë ta zgjedhim një president me kontratë mbi vepër

Cakolli për AAK-në: Ndoshta do të kërkojnë ta zgjedhim një president me kontratë mbi vepër – Lajmet e fundit



Anëtari i Këshillit Drejtues të Partisë Demokratike të Kosovës, Bujar Cakolli ka thënë se puna e presidentit “nuk është edhe aq hajgare sa po e mendojnë partit e pushtetit aktual”.

Cakolli përmes një postimi në “Facebook” ka folur rreth kandidaturës për president ku sot kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj është nominuar nga Këshilli Drejtues i partisë së tij për president të vendit.

Cakolli tha se nuk është pozita e presidentit për të plotësuar egot personale të asnjë individi, por në radhë të parë duhet të reflektoj unitet dhe fuqi politike.

“Mirëpo, si është ka shkon puna, mos u çuditni nëse partitë do të kërkojnë që kjo pozitë të plotësohet me konkurs brendapartiak e pse jo ta zgjedhim një President me kontratë mbi vepër”, ka thënë ai./Zëri/