Celsius ju kushtoi konsumatorëve 350 milionë dollarë duke investuar në kriptoasete

Celsius ju kushtoi konsumatorëve 350 milionë dollarë duke investuar në kriptoasete

Kompania e huadhënies në kriptovaluta Celsius raportohet se ka përdorur fondet e konsumatorëve me vlerë 534 milionë dollarë për të ekzekutuar strategji tregtimi të kriptomonedhave me rrezikshmëri të lartë përmes një palë të tretë të menaxhimit të aseteve raportoi firma analitike e blockchain Arkham Intelligence.

Raporti, i cili përdor analizë në zinxhir, gjithashtu lë të kuptohet se këto strategji i kanë kushtuar kompanisë 350 milionë dollarë humbje.

Këto kriptoasete, siç raporti sugjeron, mund të jenë pjesë e detyrimeve të Celsius ndaj konsumatorëve. Arkham tha se kishte identifikuar menaxherin e aseteve si ekipi pas kompanisë së investimit KeyFi udhëhequr nga CEO Jason Stone, një prej individëve lidhur me llogarinë “yield farming” oxb1.

Ditën e djeshme oxb1 gjithashtu konfirmoi identitetin e tij përmes një postimi në Twitter dhe njoftoi se do të niste një padi ndaj kompanisë së huadhënies.

Sipas Arkham, nga Gushti 2020 deri në Prill të 2021, Celsius dërgoi oxb1 plot 534 milionë dollarë kriptoasete në 260 transaksione me madhësi nga 1 mijë deri në 28 milionë dollarë.

Oxb1 tha se kishte investuar këto asete në disa aktivitetin DeFi përfshirë ofrimin e likuiditetit në bursat e decentralizuara (DEX) si dhe huadhënies dhe huamarrjes nga Compound dhe Aave.

Oxb1 raportohet se ka blerë disa NFT me vlerë 6.3 milionë dollarë si CryptoPunks, Beeple art e disa projekte të tjera.

Raporti citon një audit të Chainalysis publikuar në Dhjetor të 2020-ës që konfirmonte se Celsius kishte 3.3 miliardë dollarë asete në menaxhim.

Deri në atë periudhë kompania kishte dërguar 365 miliardë dollarë asete tek oxb1. “Duke besuar se auditi i Chainalysis është i saktë, oxb1 ka pasur afro 10% të aseteve të Celsius nën menaxhim në fund të 2020-ës,” tha Arkham duke shtuar se 5 muaj pas auditit, Celsius kishte dërguar oxb1 edhe 180 milionë dollarë të tjera kriptoasete të konsumatorëve.

Rikthimi me humbje

Raportoi shtoi se oxb1 kishte rikthyer 1.13 miliardë dollarë kriptoasete tek huadhënësi gjatë periudhës Shkurt – Maj 2021, një fitim prej 111%.

Edhe pse mund të duket e jashtëzakonshme fitimi nga investimi 530 milionë dollarë, Arkham theksoi se performanca duhej vlerësuar nga kriptoasetet dhe jo dollari Amerikan.

Raporti lë të kuptohet për një performancë  të mirë në përgjithësi për tregun ku Bitcoin u rrit nga 11 mijë në 60 mijë dollarë dhe fitime mbi 400%.

Në të njëjtën kohë Ethereum, përshkruar si një aset i rëndësishëm për Celsius dhe oxb1, u rrit me 900% nga 400 dollarë në 4 mijë dollarë.

E thënë thjeshtë këto asete nëse do të ishin mbajtur nga Celsius në vend që të dërgohen tek oxb1 do të kishin qenë 1.51 miliardë dollarë.

Modeli i dyshimtë i biznesit të Celsius

Duke vlerësuar vendimin e Celsius për ti besuar fondet e saj një pale të tretë, Arkham thotë se është e mundur që oxb1 të ketë marrë asete të depozituara nga konsumatorët që po grumbullonin interes.

Marrëdhënia e Celsius me oxb1 mund të ketë shkaktuar jo vetëm humbje të interesit të garantuar për ta, por edhe të aseteve të depozituara.

Arkham vijon duke thënë se modeli i biznesit të huadhënësit ishte gjenerimi mes fitimeve dhe interesit që paguante përdoruesve.

Si rezultat konsumatorëve në llogaritë e tyre mund të jetë paraqitur informacion fitimesh që realisht nuk ekzistonin.

/PCWorld Albanian