by lajme.org on January 28, 2023 Kurti e Nimanbegu flasin për ndërhyrjen e Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi – Lajmet e fundit
by lajme.org on January 28, 2023 Halimi kritikon Qeverinë: Kosova meriton qeverisje, jo propaganda – Lajmet e fundit
by lajme.org on November 22, 2022 OECD: Europa do të jetë më e goditura nga ngadalësimi ekonomik global
by lajme.org on January 27, 2023 Bëhet e gjallë Kejvina: Shpulla që i dhashë Luizit më ndihmoi të dal prej asaj çmendine
by lajme.org on January 4, 2023 Futbollisti kosovar i larguar nga Porto mund të transferohet te Ferizaj
by lajme.org on November 8, 2022 Konfirmohet: Derbi më i madh lokal i futbollit kosovar sërish luhet pa tifozë
by lajme.org on October 21, 2017 Në vend të ‘Huda Beauty’: Pesë artistë grimi që janë vërtetë artistë (Foto, Video)
by lajme.org on March 30, 2015 Ekziston ilaçi kundër kancerit për ata të cilët marrin guximin ta provojnë
HomeKulturë Çfarë është Micoren, ilaçi i viteve 1980 që po shqetëson ish-futbollistët?in Kulturëon January 24, 2023 Pas vdekjes së Gianluca Viallit dhe Sinisa Mihajlovic nga tumoret, bota e futbollit ka nisur të dridhet. Në veçanti, ish-lojtarët kanë frikë se suplementet dhe barnat që dikur merreshin shumë më lehtë se sa sot, mund të shkaktojnë sëmundje me pasoja fatale për jetën. Pas Dino Baggio, edhe Marco Tardelli e pranoi se ishte i shqetësuar. Ish-lojtari i Juventusit dhe i kombëtares italiane, e pranon se gjatë karrierës së tij ka pirë vazhdimisht Micoren. “Kur kam luajtur, në vitet 1980-1990, nuk kishte një vëmendje aq tëmadhe ndaj farmakologjisë sa sot. Sot një lojtar ndiqet shumë në aspektin mjekësor, madje asistohetedhe nga pikëpamja psikologjike”– deklaroi 68-vjeçari në një intervistë për “Corriere della Sera”. Tardelli shtoi: “Kohët e rikuperimit nga dëmtimetishin të shkurtra. Ne ishim të detyruar të luanim,prandaj ka mundësi që të kemi abuzuar me ndonjë ilaç. Ne i besonim verbërisht mjekut të klubit. Nuk kishim as njohuritë dhe ndërgjegjësimin që kanëlojtarët e sotëm”. Ish-futbollisti i famshëm italian nuk beson se “ka një lidhje të drejtpërdrejtë midis ilaçeve të marra dhe vdekjes së parakohshme të disa sportistëve”. “Askush nuk e ka shpjeguar ndonjëherë këtë marrëdhënie. Si mund ta mbështetemi tek një tezë e tillë? Sigurisht, është e sigurt që nuk do të shihniish-sportistë që t’i kalojnë të 100-at”,- theksoi ai. Në këtë çështje ka ndërhyrë edhe Giuseppe Bergomi, që kujton përvojën e tij me ilaçin Micoren kur luante me Interin. Ish-kapiteni legjendar iskuadrës zi-kaltër, aktualisht trajner,thotë se u inkurajua të marrë Micoren për të përmirësuar performancën e tij sportive. “Edhe unë kam frikë. Por 20 vjet më parë kur fola, mora një letër kërcënuese nga federata italiane e futbollit, FIGC. Kur isha në një klub, emrin e të cilit nuk do ta përmend, e konsumoja Micoren para lojës si të ishte një karamele. Në kohë ai ilaç nuk ishte indaluar. Por pas disa vitesh u be shumë i ndaluar. Po ashtu kam pirë edhe Anemina, një lëndë që nuk cilësohej doping, por ia ndjeja efektin:nuk ndjejalodhje në fushë, kisha rrahje zemre të përshpejtuar dhe një përqendrim më të madh”– thotë Massimo Brambati, agjent sportiv dhe ish-futbollist. Gjatë viteve 1980, Micoren ishte një substancë e ligjshme, e konsideruar si e padëmshme. Por më pas, konsumimi i saj u ndalua në mbarë botën për shkak të rreziqeve të mundshme shëndetësore që paraqet për atletët. U përdor kryesisht në botën e futbollit, por më pas në vitin 1985 u ndalua me ligjin anti–doping. Ai është përdorur për ta nisur ndeshjen me 100 për qind të kapacitetit të mushkërive, dhe për të parandaluar që trupi të mësohej me sforcimin fizik që në minutat e para të lojës. Po ashtu,ai ndihmoi në ruajtjen e sforcimi të gjatë në kohë. Është një ilaç që e përmirëson frymëmarrjen, jepet nga mjekët në rastin e krizave të astmës dhe presionit të ulët të gjakut. Megjithatë, në njëperiudhë afat të shkurtër, ai ka efekte anësore të rëndësishme:probleme kardiovaskulare, teksa dihetshumë pak dihet mbi efektet e tij afatgjata. Duket se futbollistët nuk këshilloheshin (nga mjekët dhe trajnerët) që të merrnin vetëm Micoren, por një koktej me barna të ndryshme. “Isha 20 vjeç dhe më thanë se duke pirë një koktej të tillë do të kisha një paraqitje më të mirë në fushën e blertë. Kishte trajnerë që inatoseshin po të mos i pije ato”- thotë Brambati. Lidhur me këtë çështje ka folur edhe Florin Raducioiu, sulmuesi i Barit, Veronës, Brescias dhe Milanit në vitet 1990. Por për të shmangur alarmet e panevojshme, trajneri i kombëtaresitaliane, Roberto Mancini, i ftoi të gjithë të “gjitha këto deklarata tëmerren me rezerva”, në pritje të studimeve shkencore për të sqaruar efektet afatgjata të barnave si Micoren. / Today / KultPlus.com Previous PostNext Post
on January 28, 2023 Komunat kërkojnë nga Ministria e Financave që të mos ketë rritje të tatimit në pronë – Lajmet e fundit
on January 27, 2023 Kurti në Ditën e Holokaustit: Kujtojmë me krenari familjet shqiptare që shpëtuan qindra hebrenj – Lajmet e fundit
on January 27, 2023 Policia Holandeze arrestoi një haker që po përpiqej të shiste të dhënat e 9 milionë Austriakëve
on January 27, 2023 Musliu thotë se është ulur numri i aksidenteve me fatalitet në kryeqytet pas vendosjes së sinjalizimeve – Lajmet e fundit