Çfarë u diskutua në takimin 16 orësh mes ministrave të eurozonës? Ja si do i vijnë në ndihmë vendeve europiane

Çfarë u diskutua në takimin 16 orësh mes ministrave të eurozonës? Ja si do i vijnë në ndihmë vendeve europiane

Ministrat e financave të Eurozonës, nuk mundën të arrinin në një marrëveshje sa i përket sigurimit të stimulit shtesë për t’i bërë ballë goditjes që pritet të godasë ekonominë si pasojë e pandemisë së koronavirusit. Virusi COVID-19, i cili u shfaq në Kinë në fund të vitit 2019, ka ndalur ekonomitë kryesore europiane. Aktiviteti i bizneseve është mbajtur në pritje në të gjithë rajonin dhe qeveritë kanë presion të lartë që të ndërmarrin veprime të guximshme për të mbështetur bizneset por edhe qytetarët.

Sidoqoftë, pas 16 orësh bisedimesh, ministrat e financave ende nuk arritën të gjenin një mënyrë për  të siguruar një kredi që do i vinte në ndihmë të gjitha vendeve europiane në këto kohë krize.

“Biseduam gjatë për të arritur një marrëveshje por ende nuk e kemi një të tillë“, tha Mario Twitter Centro, i cili kryeson takimet midis 19 ministrave.

Ministrat ishin gjithashtu të ndarë në lidhje me zhvillimin e një instrumenti të ri sa i përket borxhit. Italia, Franca, Spanja, Irlanda dhe Luksemburgu po punojnë drejt emetimit të borxhit të përbashkët, por kundërshtimi kryesisht nga Holanda, e ka bllokuar këtë ide deri më tani.

Ministrat evropianë do të takohen përsëri të enjten për të rënë dakord rreth një marrëveshjeje të mundshme.

E.Z/SCAN

*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.