Chiellini do të largohet - Gazeta Online INSAJDERI

Chiellini do të largohet – Gazeta Online INSAJDERI

Giorgio Chiellini mund të lërë Juventus-in në verë, pas përfundimit të kontratës. Mbrojtësi veteran duket se është në muajit e fundit te bardhezinjtë dhe më 30 qershor do largohet nga Torino.

36-vjeçari është një figurë e rëndësishme në historinë e Juventus-it. Ai është bërë pjesë e Zonjës së Vjetër në 2005, kohë kur u transferua nga Fiorentina, për shifrën e 7.7 milionë eurove.

Kapiteni aktual i Juventus-it, ka luajtur 531 ndeshje me klubin në të gjitha kompeticionet, duke shënuar 36 gola dhe duke dhuruar 24 asiste.

Gjatë kësaj periudhe ai ka fituar nëntë herë Serinë A, katër herë Kupën e Italisë dhe pesë herë Superkupën e Italisë.

Calciomercato raporton se bardhezinjtë kanë nevojë për rinovimin e ekipit dhe as Chiellini nuk do të shpëtojë, pavarësisht peshës që ka në ekip.