Çlirimi fiskal i biznesit të vogël! Rama në Vlorë: Do vazhdojnë  të monitorohen pagat e punonjësve dhe sigurimet

Çlirimi fiskal i biznesit të vogël! Rama në Vlorë: Do vazhdojnë  të monitorohen pagat e punonjësve dhe sigurimet

Kryeministri Edi Rama i shoqëruar edhe nga Drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve, Delina Ibrahimaj , ka vizituar disa biznese në qytetin e Vlorës , aktivitete të cilat përfitojnë nga  heqja e taksave dhe  TVSH. Rama ka shprehur mbështetje  për zhvillimin e mëtejshëm të biznesit të vogël duke  thënë  se do vazhdojnë  të monitorohen pagat e punonjësve dhe sigurimet shoqërore e shëndetësore .

Kryeministri ka paralajmëruar një tjetër  vendim të rëndësishëm  nga Ministria e Shëndetësisë për hapjen  e ambienteve të brendshme të bizneseve.

Ndërsa bizneset u shprehen se lehtësirat fiskale do t’i shfrytëzojnë  për investime  në zgjerim të aktivitetit të tyre dhe për pagat e punonjësve .

Nertila Doko/SCAN

*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.