Clubhouse 1 milionë shkarkime në Android në pak orë

Clubhouse largon sistemin e ftesave, kushdo mund të regjistrohet në platformë

Në muajt e parë të pandemisë, njerëzit orvateshin për një ftesë nga për të përdorur aplikacionin e komunikimit audio, Clubhouse, për të patur një shans të dëgjojnë disa prej kapitalistëve më në zë, liderëve të teknologjisë dhe njerëzve të famshëm.

Tashmë Clubhouse ka vendosur të hapet për të gjithë. Nga dita e Mërkure ata që do të regjistrohen në Clubhouse nuk do tu kërkohet më një ftesë dhe aplikohet jo vetëm për përdoruesit në SHBA por në mbarë botën.

Platforma u lançua në Mars të 2020-ës pikërisht kur pandemia globale e Covid-19 filloi dhe shumë prej nesh kishim ngelur në shtëpi. Në Janar të 2021 platforma vlerësohej me 1 miliardë dollarë.

Aplikacioni Android lançuar në Maj ka tejkaluar 10 milionë shkarkime. Vendimi për të hapur platformën tashmë pa sistemin e ftesave vjen në një kohë kur konkurrenca nga rivalët si Twitter dhe Facebook po shtohet.

Sipas Sensor Tower, Clubhouse ka pasur një rënie të ndjeshme të shkarkimeve mujore në iOS nga 9.6 milionë në Shkurt në vetëm 719 mijë në Maj. Në terësi aplikacioni ka 29.8 milionë shkarkime në App Store dhe Play Store sipas Sensor Tower. /PCWorld Albanian