Ari prek nivelin më të lartë në 2 muaj. Merr vrull nga fitorja e demokratëve në Georgia dhe rënies së dollarit

Çmimi i arit, vazhdon rritjen. Merr mbështetje nga rënia e dollarit dhe komentet e Powell në Kongres

Ari është rritur në nivelin më të lartë javor prej dobësimit të dollarit amerikan dhe komenteve nga kryetari i Rezervës Federale se ekonomia e SHBA ka ende nevojë për stimuj.   Norma spot u rrit me 0.2% në 1,808.01 dollarë për onz, pasi preku nivelin më të lartë javor në 1,815.6 dollarë më herët gjatë tregtisë.  Powell tha për Komisionin Bankar në Senat se politikat monetare duhet të vazhdojnë të mbështesin rimëkëmbjen ekonomike.

Faktorë të tjerë që mbështetën metalin e çmuar ishin dobësimi i dollarit dhe rënia e interesave 10-vjeçar të borxhit në SHBA.  Në afat-shkurtër, ari do vazhdojë të reagojë ndaj interesave të borxhit, sipas analistëve. Politikat stimuluese monetare ndikojnë negativisht tek yieldet e obligaconeve, duke rritur tërheqjen e metalit të çmuar, që nuk bart një normë të interesit.   Ndër nxitësit kryesor për arin në të ardhmen do të jenë zhvlerësimi i dollarit amerikan dhe ndikimi tek infalcioni nga masat e stimujve. Investitorët janë përqendruar edhe tek paketa e ndihmave prej 1.9 trilionë dollarë e koronavirusit që pritet të kalojë së shpejti.

Klevis Llaha / SCAN

*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.