Coman në izolim - pati kontakt me një të infektuar

Coman në izolim – pati kontakt me një të infektuar

Sulmuesi anësor francez i Bayern Muenchenit, Kingsley Coman, është vet izoluar në shtëpi tri ditë para fillimit të stinorit në Bundesligë, pasi ka qenë në kontakt me një person të infektuar me Covid 19.

Njoftimin për izolimin e tij, e ka dhënë vet klubi I Bayern.

“Kingsley Coman nuk është duke marrë pjesë në stërvitje. Sulmuesi 24-vjeçar ka qenë në kontakt me një person të infektuar me Covid 19 dhe është vetizoluar në shtëpi. Ai është testuar dhe ka rezultuar negative, por, ai do të mbajë veten në formë nga shtëpia dhe do të marrë pjesë në seanca stërvitore virtuale”, ka njoftuar klubi, transmeton Insajderi.

Coman, që shënoi golin e fitores në finalen e Ligës së Kampionëve kundër Paris Saint-Germainit në muajin e kaluar në Lisbonë, me shumë gjasë do të mungojë në ndeshjen e parë të Bayernit në Bundesligë të premten kundër Schalkes./Insajderi.com.