Comodita, kompania e parë kosovare me showroom në Las Vegas Market

Comodita, kompania e parë kosovare me showroom në Las Vegas Market

Comodita, ekspozuese në panairin botëror të mobiljeve dhe produkteve të shtëpisë në Las Vegas, Nevada

Fabrika e shpuzës dhe dyshekëve Comodita po
merr pjesë si ekspozues në një ndër panairet më të mëdha në botë World Trade
Market, në Las Vegas, Nevada.  Ky panair vlerësohet
të jetë një ngjarje e rëndësishme për ekspozuesit dhe blerësit, ku lansohen në
treg produkte të reja për shtëpi nga tendencat dhe inovacionet më të fundit.

Comodita apo Ventius International po merr pjesë
në panairin e Las Vegas me një sipërfaqe prej 230m2 dhe po ekspozon një gamë të
gjërë të dyshekëve, jastëkëve dhe mbishtresave të dyshekëve të prodhuara me
teknologjinë më moderne dhe duke ju përshtatur nevojave dhe kërkesave të tregut
amerikan.

Comodita ka pasur vizita të shumta nga
përfaqësues të kompanive dhe brendeve të njohura të kësaj industrie. Gjatë takimeve
është diskutuar për krijiimin e bashkëpunimit midis tyre, si dhe rritjen e potencialit
të tregut në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Menaxherja e marketingut, Albana
Gazija-Qaushi e konsideron këtë panair si destinacionin e përsosur për të promovuar
produktet dhe brendin në tregun amerikan, për mundësinë e zgjerimit të kompanisë
akoma më shumë, si dhe përfitimin e klientëve të rinjë. Ajo shprehet se “Është
kënaqësi që Comodita bëhet kompania e parë kosovare me showroom-in e saj në
panairin kryesor në industrinë e gjumit në SHBA”.

Ndërsa përfaqësuesja e shitjes ndërkombëtare Florina
Morina thekson rëndësinë e madhe që ka ky panair për të rritur eksportin e
produkteve në SHBA.  “Për klientët
amerikanë tashmë Comodita është kompani e njohur, të cilët vlerësojnë
maksimalisht  seriozitetin që kemi në
aspektin e prodhimit të produkteve kualitative dhe inovative. Si rezultat i kësaj,
takimet kanë qenë të shumta dhe po sjellin bashkëpunim me kompani të njohura në
botë. Vetëm për dy ditët e para janë arritur 5 marrëveshje bashkëpunimi me
kompani të mëdha që veprojnë në Amerikë dhe Kanada”.

Las Vegas Market disponon më shumë se 5.4 milionë metra katrorë të showroom-eve të përhershme dhe ekspozitave të përkohshme që paraqesin mobiljet më të fundit, shtratin, dekorin e shtëpisë dhe produkte dhuratash nga më shumë se 4,000 ekspozues dhe brende. Las Vegas Market  është i hapur për vizitorët nga data 24-28 Korrik.