COVAX shton “arsenalin”, Reuters: "Pfizer dhe BioNTech bien dakord për të ofruar vaksinën"

COVAX shton “arsenalin”, Reuters: “Pfizer dhe BioNTech bien dakord për të ofruar vaksinën”

Pfizer dhe BioNTech kanë rënë dakord të furnizojnë me vaksinën e tyre skemën COVAX të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, duke dhënë ndihmën e fundit në projektin që synon të imunizojë shtetet e varfëra. Burimet për Reuters thonë se marrëveshja do lajmërohet së shpejti.  Detajet për sasinë e dozave apo çmimin nuk ishin të qarta, por siopas burimeve, shpërndarja do të jetë relativisht e vogël.

Këshilluesi i lartë i OBSH, Bruce Aylward tha në nisje të javës se COVAX ndodhet në bisedimet të detajuara me Pfizer,  që ka premtuar qindra miliona doza këtë vit për disa shtetet të pasura. Skema COVAX pritet të nisë shpërndarjen e vaksinave tek vendet e varfëra dhe me të ardhura të mesme në muajin Shkurt. Ukraina deklaroi këtë Javë se dërgesa e parë e vaksinave të Covid-19 nën skemën COVAX do të mbërrijnë në gjysmën e parë të Shkurtit, me 210,000 doza nga Moderna, Pfizer apo AstraZeneca.   COVAX synon të shpërndajë mbi 2 miliardë doza në botë këtë vit. Skema, e bashkëdrejtuar nga OBSH dhe aleanca GAVI, është krijuar prej shqetësimeve se vendet e varfëra do të humbasin vaksinat, ndërkohë që shtetet e pasura zaptojnë të gjithë injeksionet.

Klevis Llaha / SCAN

*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.