Credins Bank, pranë inovacionit - 370 bursa për studentët e shtresave në nevojë, të cilët ndjekin kurse në teknologji

Credins Bank, pranë inovacionit – 370 bursa për studentët e shtresave në nevojë, të cilët ndjekin kurse në teknologji

Credins Bank, si një bankë me në fokus inovacionin dhe zhvillimet e fundit të teknologjisë, ka nisur bashkëpunimin me Tumo Tirana, duke i ofruar mundësinë fëmijëve të talentuar të ndjekin një nga 8 disiplinat e kurseve dhe trajnimeve, përmes bursave studentore.

“Aktualisht ne mbështetëm 370 fëmijë të cilët plotësonin disa kritere, sigurisht përsa i takonte mesatares, por mbi të gjitha që vinin nga shtresa në nevojë të kryeqytetit. Ne ndihemi shumë mirë si Credins Bank që u krijuam mundësinë pikërisht këtyre fëmijëve të kryeqytetit për të qënë prezent në një nga qendrat më inovative përsa i përket teknologjisë dhe artit” u shpreh Valbona Guri, Drejtoreshë Marketingu, Credins Bank.

“Sot që flasim, ky grup është pothuajse 80% i studentëve të bursave të mundësuara nga Credins Bank” tha Shqipe Berisha, menaxhere, Tumo Tirana.

Qendra TUMO për Teknologjitë Arsimore filloi në Armeni, me mbi 14.000 studentë që vijojnë rregullisht kurset në të gjithë vendin. Që atëherë, TUMO është zgjeruar në një shkallë globale, në Paris, Moskë, Bejrut dhe në Tiranë, ku u soll si iniciativë e Fondit Amerikan për Zhvillim, në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës.

“Interesi ka qenë shumë i madh sepse janë lëndë që nuk mësohen dot në shkollë dhe rrallë gjenden në qendra të tillë në Tiranë apo në qytete të tjera dhe kemi pasur vazhdimisht kërkesa dhe vazhdojnë kërkesat për t’u regjistruar në Tumo” shtoi Shqipe Berisha.

Credins është banka që vazhdimisht merr iniciativa duke investuar në infrastrukturë, si në rastin e degëve të deritanishme në të gjitha rajonet e Shqipërisë, në projekte inovative, si banka lëvizëse, apo në programe interesante dhe bashkëkohore, si youarecredins. Njëkohësisht, Credins ka një fokus të veçantë për shtresat në nevojë.

Bashkëpunimi me Tumo Tirana, nisi si një projekt vizionar për t’ju gjendur pranë 370 studentëve në vështirë ekonomike, për të ecur më pranë ëndrrave dhe karrierës profesionale në Shqipëri.

Jenida Vladi/ SCAN

*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.