Profesori kosovar: Në Kosovë ka depërtim të radikalizmit fetar

Debati për shaminë, avokati Koci: Në Kosovë ata që mendojnë ndryshe nuk ndihen të sigurtë – Lajmet e fundit



Çështja e bartjes së shamisë në shkolla dhe miratimi i Udhëzimit Administrativ në Kosovë ka ngritur debate të ashpra, duke nxitur edhe reagimin e shumë krerëve të shtetit tonë.

Edhe avokati Arianit Koci ka reaguar për këtë temë, duke marrë shembull hoxhën nga Podujeva që u rrah për vdekje nga disa persona, shkruan Zeri.info.

Ai më tej tha se në Kosovë po mbizotëron një klimë shqetësuese, që askush nuk mund të mendojë ndryshe për shkak të linçimeve dhe se nuk ndihet i sigurtë.

Të gjitha këto fushatat për shaminë ai i ka quajtur manipulime, ku ndër të tjera ka thënë “Të kuptohemi: shumë prej këtyre analfabetëve që fyejnë, kërcënojnë dhe sulmojnë, as që e kuptojnë që janë të manipuluar”.

Koci më tej ka dhënë edhe disa arsye se pse është duke ndodhur kjo gjë në Kosovë.

Se me vite është investuar nga armiqtë tanë, në përhapjen e të gjitha lloje të radikalizmave.

Kujtojeni Sirinë!Për numër të banorëve, kemi qenë një ndër eksportuesit më të mëdhenj luftëtarëve/terroristëve.

Rinia jonë është manipuluar.Në anën tjetër, edhe partitë politike kanë koketuar me gjithkend për një grusht vota.

E tash, Kosova është shndërruar në një vend ku një pjesë e intelektualëve nuk deklarohen për asnjë fenomen të mirë apo të keq në shoqëri prej frikës së fallangave radikale, e ata që flasin, kryqëzohen në mënyrë më brutale prej po atyre fallangave primitive”, shkroi ai në Facebook.

Sipas tij, kur kjo klimë sociale kombinohet me krizë ekonomike, Kosova del të jetë një vend jo i dëshirueshëm për jetësë.

“Kjo është arsyeja pse po ikin rinia.Nuk po shohin perspektivë.

Sidoqoftë, vendlindje tjetër nuk kemi. Prandaj, duhet me çdo kusht me luftu për Kosovën tanë”, shkroi ai. /Zëri