by lajme.org on January 28, 2023 Kurti e Nimanbegu flasin për ndërhyrjen e Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi – Lajmet e fundit
by lajme.org on January 28, 2023 Halimi kritikon Qeverinë: Kosova meriton qeverisje, jo propaganda – Lajmet e fundit
by lajme.org on November 22, 2022 OECD: Europa do të jetë më e goditura nga ngadalësimi ekonomik global
by lajme.org on January 27, 2023 Bëhet e gjallë Kejvina: Shpulla që i dhashë Luizit më ndihmoi të dal prej asaj çmendine
by lajme.org on January 4, 2023 Futbollisti kosovar i larguar nga Porto mund të transferohet te Ferizaj
by lajme.org on November 8, 2022 Konfirmohet: Derbi më i madh lokal i futbollit kosovar sërish luhet pa tifozë
by lajme.org on October 21, 2017 Në vend të ‘Huda Beauty’: Pesë artistë grimi që janë vërtetë artistë (Foto, Video)
by lajme.org on March 30, 2015 Ekziston ilaçi kundër kancerit për ata të cilët marrin guximin ta provojnë
HomeLajme Deklarata e Kurtit për Asociacionin vlerësohet si zbutje e qëndrimit – Lajmet e funditin Lajmeon January 14, 2023 Foto: Laura Hasani Akoma nuk e pranon plotësisht e në pushtet ka ardhur duke e kundërshtuar fuqishëm vazhdimisht ndër vite. Albin Kurti dhe ideja e Asociacionit të komunave me shumicë serbe nuk janë kombinimi më i mirë. Por, Kryeministri i Kosovës ka dhënë sinjale se mund të ketë ndryshime të qëndrimeve të tij për këtë marrëveshje. Ai tani po thotë se kjo çështje mund të diskutohet dhe zgjidhet brenda propozimit të BE-së të përkrahur nga Franca dhe Gjermania. Por, sipas njohësve të çështjeve politike, kjo zmbrapsje e Kurtit në qëndrime është rezultat i presionit të ndërkombëtarëve. “Presionet e mëdha ndërkombëtare, bëjnë që kërkesa kryesore jetë që të punohet, pra nuk mund të zhagitet deri në pafundësi çështja e asociacionit dhe qëndrimet e ndryshueshme të Qeverisë së Kosovës për marrëveshjen franko-gjermane dhe Asociacionit nuk japim optimizëm që kjo çështje mund të trajtohet në mënyrën e duhur”, ka thënë analisti, Artan Muhaxhiri. Sugjerimet e tij janë që kryeministri Kurti të fillojë sa më shpejt të punojë për Asociacionin. “..kjo është kërkesë strikte e aleatëve tanë ndërkombëtarë, prandaj sa më parë që Kurti të fillojë të punojë në draftimin e një Asociacioni, i cili është i padëmshëm për Kosovën dhe kështu do ta kishte më të lehtë qeverisjen në të kundërtën është e vështirë t’i bëjë ballë presioneve amerikane dhe evropiane”, ka shtuar Muhaxhiri. Ndërsa, Faton Ismajli po thotë që asnjë organ i tillë, sikurse Asociacioni i komunave me shumicë serbe nuk mund të themelohet me kompetenca ekzekutive pa u ndryshuar Kushtetuta e Kosovës. “Ideja për ta vendosur Asociacionin në kuadër të planit franko-gjerman është ide e mirë, por pothuajse e pamundur për shkak se plani franko-gjerman është fazë tjetër e zbatimi i marrëveshjes së Asociacionit është obligim paraprak i Republikës së Kosovës”, ka thënë Ismajli. I fundit që kërkoi nga Kosova që me urgjencë ta trajtojë Asociacionin është këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të shtetit, Derek Chollet. /rtvdukagjini Lajme të ngjajshme: Tahiri, Kurtit: E ke kallë Kosovën për asociacionin, tash duhet ta refuzosh atë – Lajmet e fundit FSK-ja vlerësohet institucioni më i besueshëm i sigurisë nga qytetarët për vitin 2022 – Lajmet e fundit Chollet për Asociacionin: SHBA-ja nuk mbështet diçka që i ngjan Republika Srpskës – Lajmet e fundit Rrëfimi i Kurtit në Vjenë për 7-vjeçaren nga Kosova, që iu gjet trupi në Danub – Lajmet e fundit Previous PostNext Post
on January 28, 2023 Kurti e Nimanbegu flasin për ndërhyrjen e Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi – Lajmet e fundit
on January 28, 2023 Halimi kritikon Qeverinë: Kosova meriton qeverisje, jo propaganda – Lajmet e fundit
on January 28, 2023 Deputetja e LDK-së Muratit: Je injorant, shteti nuk zhvillohet me politikat e lëmoshës – Lajmet e fundit
on January 28, 2023 Molliqaj: Kurti po i shantazhon qytetarët për raportet e Kosovës me SHBA-në – Lajmet e fundit
on January 28, 2023 Tadiq: Vuçiqi e ka humbur Kosovën, propozimin franko-gjerman nuk do e nënshkruaja – Lajmet e fundit
on January 28, 2023 Nagavci shpreh ngushëllime për vdekjen e profesor Zeqir Shaqiri – Lajmet e fundit