Deliu: Breshri ka shkaktuar dëme të mëdha në Skenderaj, Qeveria të ndajë fond për kompensim

Deliu: Breshri ka shkaktuar dëme të mëdha në Skenderaj, Qeveria të ndajë fond për kompensim – Lajmet e fundit



Deputetja PDK-së, Blerta Deliu ka njoftuar se ka shkaktuar dëme të konsiderueshme breshri dhe stuhia e djeshme në Skenderajt.

Deliu ka thënë se si pasojë e kësaj shumë kultura bujqësore janë shkatërruar në tersi.

“Shumë kultura bujqësore janë shkatërruar në tërësi ndërsa sipas banorëve janë dëmtuar edhe një pjesë e konsiderueshme e pemëve dhe perimeve të mbjellura. Përveq në Skënderaj, dëme të konsiderueshme janë shkaktuar edhe në qytete tjera të Kosovës”, ka shkruar ajo në një postim në Facebook.

Sipas saj, Qeveria duhet të ndaj një fond për kompensimin e menjëhershëm të dëmeve të shkaktuara këtë vit nga breshri.

“Qeveria e Republikës së Kosovës duhet të ndajë nje fond për kompensim të menjëhershëm të dëmeve të shkaktuara këtë vit nga breshëri nëpër komunat e Kosovës, në mënyrë që të ndihmohen shumë familje të cilat sigurojnë ekzistencën e tyre nga sektori i bujqësisë”, tha Deliu. /Zëri