Dëmtohen urat në Drenas si pasojë e reshjeve të shiut dhe të borës

Dëmtohen urat në Drenas si pasojë e reshjeve të shiut dhe të borës – Lajmet e fundit



Reshjet e vazhdueshme të shiut dhe borës kanë shkaktuar ngritje të nivelit të ujit në disa zona.

Komuna e Drenasit njofton se si pasojë e kësaj gjendje, ura e dëmtuar në lagjen Avdyli në Dobroshec është bërë e pakalueshme.

Po ashtu, si pasojë e vërshimeve që kanë përfshirë vendin këto ditë, në vazhdimësi po dëmtohen urat.

Ekipet përkatëse emergjente janë në vendin e ngjarjes dhe po monitorojnë situatën.

“Drejtoria për Shërbime Publike dhe Emergjencë njofton qytetarët se pas rënies së nivelit të ujit në bashkëpunim me akterë tjerë do të merret me sanimin e gjendjes që banorët të mos kenë vështirësi në qarkulllimin e tyre. Njoftojmë qytetarët se të gjitha rrugët janë të kalueshme dhe kompania po kujdeset për pastrimin e tyre”, thuhet në njoftim./Zëri/