Denaj në Forumin Ekonomik Botëror: Qeveria e angazhuar drejt rimëkëmbjes ekonomike dhe “Shqipëria 2030”

Denaj në Forumin Ekonomik Botëror: Qeveria e angazhuar drejt rimëkëmbjes ekonomike dhe “Shqipëria 2030”

Ministrja e Financave  dhe Ekonomisë, Anila Denaj, mori pjesë në Forumin Ekonomik Botëror, që u zhvillua online,  me temën “Nga do të vijë rritja në të ardhmen”, ku morën pjesë personalitet të fushës së ekonomisë nga vende të ndryshme.

Punimet e këtij forumi u përqëndruan kryesisht  në se si ekonomitë e përparuara dhe ato në zhvillim do të jenë në gjendje të gjenerojnë rritjen ekonomike të nevojshme për t’u rikuperuar nga viti i kaluar dhe t’i vendosin vendet në një udhë të barazisë, qëndrueshmërisë dhe lëvizshmërisë sociale.

Gjatë sesionit “Identifikimi i “rritjes së së nesërmes”,  Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, i njohu pjesëmarrësit me një përmbledhje  të masave  që u ndërmorën  gjatë vitit të kaluar në mbështetje të qytetarëve  dhe bizneseve, për të përballuar efektet e krizës së shkaktuar nga covid 19. Gjithashtu  Ministrja theksoi,  se Qeveria Shqiptare ka projektuar masat për të ardhmen e afërt, në mënyrë që të rikuperohet plotësisht nga “fatura” e pandemisë Covid-19 dhe të adaptohet me trendet e reja të tregjeve.

“Shqipëria qëndron në krye të përqafimit të teknologjive të reja dhe akomodimit të modeleve të reja të biznesit, për të qenë në krye të hartës së investitorëve. Kjo qasje është parashikuar në Strategjinë e Shqipërisë 2030 dhe në Planin e Veprimit e konkretizuar me qëllime specifike për të gjithë sektorët e ekonomisë”, u shpreh Ministrja Denaj.

Qeveria Shqiptare po përgjigjet përmes një sërë masash të hartuara me kujdes në Strategjinë për Zhvillimin e Biznesit dhe Investimeve, për 7 vitet e ardhshme.

Përdorimi i potencialeve, tha Denaj,  kërkon një qasje të synuar dhe koherente si, transformimi që do të vijë kryesisht nga ndryshime teknologjike, në agrikulturë dhe prodhim të cilat do të jenë sektorët kyc për zhvillimin dhe vendet e reja të punës.

Mbështetja direkte dhe indirekte nga qeveria duhet të merret në konsideratë gjatë kësaj periudhe transformimi për SME-të, e cila ka nevojë për të më shumë se kurrë për  zhvillimin e teknologjisë  dhe arsimit profesinoal, cka do të ndikojë direkt në nivelin e puësimit dhe zhvillimit ekonomik.

Gjithashtu sipas Ministres Denaj do ketë mbështetje dhe alokim të lartë të buxhetit të shtetit për shëndetësinë.

Shumica e fushave prioritare synojnë të adr esojnë sfidat e një modeli të ri të rritjes ekonomike, nënvizoi Ministrja Denaj, e cila solli në vëmendjen e pjesëmarrësve,   masat që lidhen veçanërisht me trajnimet,  kërkimet dhe inovacionet.

SCAN

 

 

*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.