Luftëtarët e Pejës nuk i pranojnë testet nga Serbia, kërkojnë ndihmë nga Shqipëria

Deputeti i AAK-së e quan skandal arrestimin e ish-ushtarit të UÇK-së në Shqipëri – Lajmet e fundit



Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së sot ka njoftuar se është ndaluar nga policia në Shqipëri, ish-luftëtari i UÇK-së, Murtez Kastrati, për të cilin kishte fletarrest ndërkombëtar të lëshuar nga Serbia.

Pas kësaj ka reaguar deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK-së, Gazmend Syla, i cili përmes një letre të hapur drejtuar kryeministri të Shqipërisë, Edi Rama, e ka quajtur këtë veprim skandaloz, transmeton Zeri.info

Në letrën e tij, Syla ia ka kujtuar Ramës se Serbia është në ofensivë kundër Kosovës që prej vitit 1999, ndërsa ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të veteranit të ndaluar nga policia shqiptare.

Letra e plotë e deputetit Syla:

Letër e hapur për Kryeministrin Edi Rama

Sot duke e kaluar kufirin me Shqipërinë u arrestua ushtari UÇK-së nga Lipjani, Murtez Kastrati. Arsyeja? Fletarresti i lëshuar nga Serbia.

Z. Rama, Serbia është në ofensivë që nga shporrja nga Kosova dhe ky lajm përbën skandal. Ti këtë e di fort mirë.

Z. Rama, ne ushtarët e UÇK-së i dimë vijat e kuqe me shtetet në rajon, Shqipëria nuk mundet e as nuk bën të jetë e tillë. Edhe këtë, ti e di fort mirë.

Z. Rama, sa më shumë që mbahet Murtez Kastrati në burgjet tuaja, aq më tepër thyhen zemrat e ushtarëve që sa të jetë jeta jetë luftuan për ta bërë Shqipërinë.
Prandaj, z. Rama, si deputet i Kuvendit të Kosovës dhe ushtarë i UÇK-së, kërkoj nga ju që të lirohet menjëherë Murtezi dhe të hiqni nga listat e të përndjekurve ushtarët e UÇK-së me fletarreste nga Serbia.

Qoftë ky turpi fundit!