by lajme.org on January 29, 2023 Rruga e dëmtuar për në Rugovë, lë pa turistë këtë zonë turistike – Lajmet e fundit
by lajme.org on January 29, 2023 KEK-u në mungesë të punëtorëve që nga anulimi i konkursit para disa muajve – Lajmet e fundit
by lajme.org on November 22, 2022 OECD: Europa do të jetë më e goditura nga ngadalësimi ekonomik global
by lajme.org on January 29, 2023 “Të mjerë nuk janë ata që e kanë portofolin bosh, të mjerë janë ata që e kanë shpirtin bosh”
by lajme.org on January 27, 2023 Bëhet e gjallë Kejvina: Shpulla që i dhashë Luizit më ndihmoi të dal prej asaj çmendine
by lajme.org on January 4, 2023 Futbollisti kosovar i larguar nga Porto mund të transferohet te Ferizaj
by lajme.org on November 8, 2022 Konfirmohet: Derbi më i madh lokal i futbollit kosovar sërish luhet pa tifozë
by lajme.org on October 21, 2017 Në vend të ‘Huda Beauty’: Pesë artistë grimi që janë vërtetë artistë (Foto, Video)
by lajme.org on March 30, 2015 Ekziston ilaçi kundër kancerit për ata të cilët marrin guximin ta provojnë
HomeEkonomi Destinacioni më i lirë në Europë për momentinin Ekonomion November 22, 2022 Duke u bazuar tek atraksionet falas, çmimet e ulëta të ushqimeve e të pijeve, si dhe kostot e transportit publik, në këtë artikull do të gjeni disa nga qytetet më të përballueshme nga aspekti financiar në Europë. Ndërkohë që kriza e kostos së jetesës vazhdon të bëhet akoma më problematike, shumë njerëz nuk mund të shpenzojnë para për të bërë pushime luksi. Madje, edhe ata që duan të udhëtojnë, janë në kërkim të destinacioneve më të lira. Nëse po pyesni veten se cili mund të jetë destinacioni më i përballueshëm financiarisht i kontinentit për të udhëtuar në këto kohë, përgjigjen mund ta gjeni te një studim i ri të realizuar nga faqja për planifikimin e udhëtimeve, Omio. Omio krahasoi 100 destinacione të njohura për udhëtime në të gjithë Europën duke studiuar elementë të tillë si atraksionet falas, çmimet e pijeve, kostot e vizitave në atraksionet turistike dhe çmimi i transportit publik, për të zbuluar përfundimisht destinacionet më të lira të kontinentit. I kurorëzuar si destinacioni më i përballueshëm ishte qyteti jugor spanjoll i Granadës. Sipas Omio, Granada ka 112 atraksione pa pagesë, ndërsa birrat kushtojnë mesatarisht vetëm 2,50 euro dhe çmimi i një bilete autobusi, e cila vlen për 24 orë brenda qytetit, është 1,40 euro. Granada nuk është thjesht një qytet i lirë, ai është gjithashtu një nga destinacionet më magjepsëse të Spanjës. Nga madhështia mbresëlënëse e pallatit Alhambra dhe e katedrales së famshme të qytetit, deri tek afërsia me malet e Sierra Nevada, Granada vlen shumë më tepër sesa thjesht një vizitë. Më pas vjen qyteti i Bruges në Belgjikë, kryesisht për shkak të atraksioneve falas që ofron, i ndjekur më pa nga Venecia, e cila, pavarësisht se përgjithësisht perceptohet si një vendi i kushtueshëm, me sa duket ka gjithashtu një sërë muzesh falas. Këto janë dhjetë destinacionet më të lira në Europë, sipas studimit të Omio. Granada, Spanjë Bruges, Belgjikë Venecia, Itali Valencia, Spanjë Edinburg, Mbretëri e Bashkuar Innsbruck, Austri Kembrixh, Mbretëri e Bashkuar Sevilje, Spanjë Màlaga, Spanjë Firence, Itali / TimeOut Previous PostNext Post
on January 29, 2023 Rruga e dëmtuar për në Rugovë, lë pa turistë këtë zonë turistike – Lajmet e fundit
on January 29, 2023 KEK-u në mungesë të punëtorëve që nga anulimi i konkursit para disa muajve – Lajmet e fundit
on January 28, 2023 Kurti e Nimanbegu flasin për ndërhyrjen e Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi – Lajmet e fundit
on January 28, 2023 Molliqaj: Kurti po i shantazhon qytetarët për raportet e Kosovës me SHBA-në – Lajmet e fundit
on January 28, 2023 Nagavci shpreh ngushëllime për vdekjen e profesor Zeqir Shaqiri – Lajmet e fundit