Detaje nga vizita e Ramës në Kosovë

Detaje nga vizita e Ramës në Kosovë – Lajmet e fundit

Foto ilustruese


Pritja qendrore e kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, Edi Rama do të bëhet në sheshin Sheshin “Skënderbeu”.

Kështu ka njoftuar qeveria e Kosovës duke zbuluar detaje nga agjenda e kryeministrit shqiptar nesër në Kosovë.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, nesër, më 27 shtator 2021, duke filluar nga ora 08:50, do ta pres me ceremoni shtetërore në Sheshin “Skënderbeu”, kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, dhe anëtarë të kabinetit qeveritar të Shqipërisë.

Sipas njoftimit të qeverisë rreth agjendës së Ramës, bëhet e ditur se pas takimit, Kurti dhe Rama, do të mbajnë konferencë për media në ora 10:20 në oborrin e Qeverisë. /Zëri