by lajme.org on January 29, 2023 Rruga e dëmtuar për në Rugovë, lë pa turistë këtë zonë turistike – Lajmet e fundit
by lajme.org on January 29, 2023 KEK-u në mungesë të punëtorëve që nga anulimi i konkursit para disa muajve – Lajmet e fundit
by lajme.org on November 22, 2022 OECD: Europa do të jetë më e goditura nga ngadalësimi ekonomik global
by lajme.org on January 29, 2023 “Të mjerë nuk janë ata që e kanë portofolin bosh, të mjerë janë ata që e kanë shpirtin bosh”
by lajme.org on January 27, 2023 Bëhet e gjallë Kejvina: Shpulla që i dhashë Luizit më ndihmoi të dal prej asaj çmendine
by lajme.org on January 4, 2023 Futbollisti kosovar i larguar nga Porto mund të transferohet te Ferizaj
by lajme.org on November 8, 2022 Konfirmohet: Derbi më i madh lokal i futbollit kosovar sërish luhet pa tifozë
by lajme.org on October 21, 2017 Në vend të ‘Huda Beauty’: Pesë artistë grimi që janë vërtetë artistë (Foto, Video)
by lajme.org on March 30, 2015 Ekziston ilaçi kundër kancerit për ata të cilët marrin guximin ta provojnë
HomeLajme Dhjetë raste për krime lufte në gjykim, Alija: Të gjykuarit në mungesë mund të kërkojnë rihapje të procedurave – Lajmet e funditin Lajmeon January 15, 2023 Foto: Laura Hasani Katër persona, tre serbë dhe një boshnjak, si të dyshuar për krime lufte në Kosovë gjenden në paraburgim ,përderisa janë dhjetë raste që po gjykohen për këto krime. Tetë prej këtyre rasteve gjenden në shqyrtim në shkallë të parë e dy janë në shkallë të dytë, tha Amer Alija koordinator dhe analist ligjor në Fondin për të Drejtën Humanitare Kosovë . “Për momentin pranë gjykatës së shkallës së parë dhe të dytë janë 10 raste në procedurë, tetë raste janë pranë gjykatës së shkallës së parë dhe dy raste janë në shkallën e dytë. Po ashtu disa muaj më parë janë arrestuar edhe katër persona për krime të luftës, ku këta katër persona gjenden në paraburgim dhe hetimet ndaj tyre janë duke vazhduar. Pra pritet që me përfundimin e hetimeve ose të ngriten aktakuza ose të përfundojnë hetimet”, tha ai. Alija më tej thotë gjatë vitit të kaluar nga shkalla e dytë dënimi maksimal ka qenë kundër të pandehurit Goran Staniçiq me 15 vjet burgim, kurse dënimi më i lartë ka qenë në kohën e UNMIK-ut me 20 vjet burgim. Kur foli për gjykimin në mungesë ai tha se dënime ndodhin vetëm në letër, ngase pas arrestimi të njëjtit mund të kërkojnë rihapje të procedurave, duke bërë kështu që një procedurë të zhvillohet dy herë, raporton EO. “Po mund të ketë më shumë procese gjyqësore, por sipas mendimit tonë si organizata viktimat nuk do të ketë statisfaksion në qoftë se personat të cilët akuzohen dhe gjykohen në mungesë dënohen vetëm në letër duke pasur parasysh se i njëjti ligj ia mundëson personave të cilat janë dënuar në mungesë me rastin e arrestimit të tyre të kërkojnë që edhe një herë rihapet procedura, pra të gjykohen rishtas prej fillimit, atëherë ne do të krijojmë dyfish, dy herë procedurat penale dhe nuk është ky një statiisfaksion nëse persona të dënuar në mungesë, por të njëjtit nuk janë duke vuajtur dënimin në burg”, shtoi ai. “Deri më tani dënimi maksimal është shqiptuar më kohën e UNMIK-ut me 20 vite burgim. Pra sipas ligjit penal Jugosllav dënimet shkojnë prej pesë vite pra minimumi është 5 vite burgim dhe maksimumi është 20 vite burgim. Pra kryesisht dënimet për krime e luftës kanë shkuar prej pesë deri 15 vite burgim nga gjykatat e Kosovës”. /eo Lajme të ngjajshme: Niveli i korrupsionit mund të rritet e performanca të bije, ekspertët të shqetësuar për pagat në drejtësi – Lajmet e fundit Rifunksionalizohet Qendra e Mjekësisë Familjare në konvikte, studentët mund të testohen edhe për HIV/AIDS e tuberkuloz – Lajmet e fundit 12 raste me COVID-19 në Kosovë, IKSHPK-ja bën thirrje për kujdes të shtuar – Lajmet e fundit Previous PostNext Post
on January 29, 2023 Rruga e dëmtuar për në Rugovë, lë pa turistë këtë zonë turistike – Lajmet e fundit
on January 29, 2023 “Të mjerë nuk janë ata që e kanë portofolin bosh, të mjerë janë ata që e kanë shpirtin bosh”
on January 29, 2023 KEK-u në mungesë të punëtorëve që nga anulimi i konkursit para disa muajve – Lajmet e fundit
on January 28, 2023 Kurti e Nimanbegu flasin për ndërhyrjen e Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi – Lajmet e fundit
on January 28, 2023 Halimi kritikon Qeverinë: Kosova meriton qeverisje, jo propaganda – Lajmet e fundit
on January 28, 2023 Deputetja e LDK-së Muratit: Je injorant, shteti nuk zhvillohet me politikat e lëmoshës – Lajmet e fundit