Dhurohen 64 pajisje teknologjike për familjet e komunitetit rom, ashkali dhe egjiptian në Prishtinë

Dhurohen 64 pajisje teknologjike për familjet e komunitetit rom, ashkali dhe egjiptian në Prishtinë – Lajmet e fundit



64 pajisje teknologjike janë dhuruar për familjet e komunitetit rom, ashkali dhe egjiptian.

Kështu ka bërë të ditur kryetari i kësaj komune, Shpend Ahmeti, përmes një postimi në “Facebook”.

“Si rezultat i bashkëpunimit dhe mbështetjes financiare nëpërmjet subvencioneve nga Drejtoria për Mirëqenie Sociale për organizatën joqeveritare ‘Zëri i Romëve, Ashkalive dhe Egjiptianëve’, me qëllim të ngritjes së kapaciteteve dhe plotësimin e nevojave për familjet e komunitetit rom, ashkali dhe egjiptian, në Komunën e Prishtinës është bërë dhurimi e 64 pajisjeve teknologjike, në mënyrë që nxënësit nga këto komunitete të kenë mundësinë për vijimin e mësimit online”, ka shkruar Ahmeti. /Zëri