Djaloshi lind pa krahë, por ‘Iron Man’ ia dhuron njërën dorë!

Djaloshi lind pa krahë, por ‘Iron Man’ ia dhuron njërën dorë!

Djaloshi lind pa krahë, por ‘Iron Man’ ia dhuron njërën dorë! Një djalosh mori shansin për të përjetuar një pasdite shumë të veçantë me një superhero të vërtetë të jetës.

Alex Mead, një 7-vjeçar i cili ka lindur me krahun e djathtë të zhvilluar pjesërisht, ka marrë një vizitë të papritur nga aktori Robert Downey Jr, i cili u bë i njohur me filmin Avengers dhe karakterin e tij të famshëm Tony Stark apo siç njihet Iron Man.

Për më tepër, aktori gjithashtu i prezantoi Alex me një dhuratë shumë të veçantë – një krah bionik Iron Man.
Krahu u krijua në sajë të projektit “Microsoft One Note’s Collective” dhe “Limbitless Solutions”, një grup që zhvillon gjymtyrë të printuara në 3D./Tetova/