by lajme.org on August 16, 2022 Serbia nuk iu jep leje Bislimit e Sveçlës ta vizitojnë Luginën e Preshevës – Lajmet e fundit
by lajme.org on August 15, 2022 Në disa lagje të Kamenicës do të ketë reduktime të ujit për gjashtë ditë – Lajmet e fundit
by lajme.org on August 15, 2022 Kjo e moshuar nga Skenderaj është larguar nga shtëpia, familjarët kërkojnë ndihmë për gjetjen e saj – Lajmet e fundit
by lajme.org on August 16, 2022 Rritet numri i turistëve gjermanë në bregdetin shqiptar, mbi 100 mijë në 7 muaj
by lajme.org on August 16, 2022 AKB: Mbi 1 milion euro në ditë i kushton terri prodhuesve dhe bizneseve në Kosovë
by lajme.org on August 11, 2022 Ish-konkurrenti i Për’puthen i jep fund beqarisë, dalin fotot nga ceremonia e fejesës
by lajme.org on August 11, 2022 Bora Zemani në protestën përpara Ministrisë së Brendshme, ja kush e shoqëroi
by lajme.org on August 8, 2022 Irlanda e Veriut fiton katër medalje ari në boks, ndërsa Skocia rrëmben tri
by lajme.org on October 21, 2017 Në vend të ‘Huda Beauty’: Pesë artistë grimi që janë vërtetë artistë (Foto, Video)
by lajme.org on March 30, 2015 Ekziston ilaçi kundër kancerit për ata të cilët marrin guximin ta provojnë
HomeLajme Djegia e hamulloreve dëmton tokën dhe ndotë mjedisin – Lajmet e funditin Lajmeon July 30, 2022 Dukuria e djegies së hamulloreve, pas korrjes së grurit, po vazhdon edhe këtë vit. Ekspertë të bujqësisë pohojnë se kjo praktikë është tejet e dëmshme, pasi dëmton florën, faunën. Po ashtu, ndikon edhe në zvogëlimin e produktivitetit të tokës dhe ndotjen e mjedisit. Në nivel Kosove, këtë vit, besohet se ishin të mbjella me grurë rreth 66 mijë hektarë. E, pas fushatës së korrje-shirjes, si zakonisht, edhe këtë vit, në pjesë të ndryshme të vendit, bujq e jo vetëm, po ia vënë flakën hamulloreve. Sipas Agjencisë për Menaxhimin e Emergjencave, vetëm në Rajonin e Mitrovicës nga data 22 e deri më 26 korrik, kanë qenë 13 vatra të zjarreve fushore, të cilat janë menaxhuar nga njësia e zjarrfikësve dhe shpëtimit. Djegia e hamulloreve përveç se mund të rrezikojë jetën e njerëzve dhe pronat, është e dëmshëm edhe për tokën dhe botën shtazore, tha profesor Shukri Fetahu. “Kashta dhe mbetjet që mbesin pas korrjes së grurit ka mikroorganizma të dobishëm dhe me rastin kur ndizen hamulloret, digjet biomasa që mbetet, por edhe çdo gjë që është e gjallë në tokë. Kështu, materia që do të kthehej në materie ushqyese digjet edhe humbet. Kjo e varfëron dhe zvogëlon pjellorinë e tokës”, tha ai. Tutje, profesori i bujqësisë thotë se djegia e hamulloreve është veprim që përsëritet ndër vite. Fetahu shton se bujqit, duke menduar se po i bëjnë mirë tokës, po e varfërojnë atë dhe ndotin edhe mjedisin. “Kur digjet biomasa krijohet sasi enorme e dyoksid karbonit, që ndikon në klimën në nivel lokal ose regjional. Prandaj, në asnjë mënyrë fermerët nuk duhet të djegin hamulloret, por edhe organet e shtetit nuk duhet t’i lejojnë bujqit që t’i djegin hamulloret, sepse kështu shkatërrohet fauna e dheut, mikroorganizmat dhe digjet biomasa e cila do të shndërrohej në materie ushqyese për bimën e ardhshme dhe ndotmi mjedisin”, tha Fetahu për Radio Kosovën. Profesori Fetahu tregon se marrë parasysh dëmet që i shkaktohen tokës dhe mjedisit, djegia e hamulloreve është e ndaluar dhe ndëshkuar në shumë shtete të botës. Zjarrvënia e qëllimshme është e ndaluar dhe ndëshkohet penalisht edhe në Kosovë. Qytetarët që në këto ditë vere shohin zjarre në fusha a male ose ballafaqohen me to në pronat e tyre, mund të raportojnë në numrin 112. Previous PostNext Post
on August 16, 2022 Serbia nuk iu jep leje Bislimit e Sveçlës ta vizitojnë Luginën e Preshevës – Lajmet e fundit
on August 15, 2022 Në disa lagje të Kamenicës do të ketë reduktime të ujit për gjashtë ditë – Lajmet e fundit
on August 15, 2022 Kjo e moshuar nga Skenderaj është larguar nga shtëpia, familjarët kërkojnë ndihmë për gjetjen e saj – Lajmet e fundit
on August 15, 2022 Çitaku ka falënderuar Shqipërinë për ndihmën me energji elektrike – Lajmet e fundit
on August 15, 2022 ‘Autostrada Hangar’, hapësira për edukim, prodhim dhe ekspozita u hap për publikun