Dodë Gjergji uron myslimanët për Fiter Bajram: Bashkëndjej me ju që Bajramin nuk mund ta falni në xhami

Dodë Gjergji uron myslimanët për Fiter Bajram: Bashkëndjej me ju që Bajramin nuk mund ta falni në xhami – Lajmet e fundit



Ipeshkvi i Dioqezës Prizren-Prishtinë Dodë Gjergji, përmes një telegrami urimi, ka uruar të gjithë besimtarët mysliman me rastin e festës së Bajramit.

Në telegram urimi drejtuar Bashkësisë Islame të Kosovës, Ipeshkvi Dodë Gjergji, e ka përshkruar si të vështirë gjendjen në vendin tonë gjatë pandemisë me COVID-19, shkruan “Zeri.info”.

Pas kësaj gjendje të krijuar Gjergji ka thene se situata nuk po lejon që edhe ai të bëjë viziten e tij të zakonshme për urime në Bashkësinë Islame.

“Rrethanat e jashtëzakonshme në situatën e pandemisë Covid-19, na kanë detyruar që edhe ne bashkësitë fetare të bartim pjesën tonë të përgjegjësisë. Kështu që besimtaret e besimtarët tanë kanë qenë të privuar nga lutjet e rregullta nëpër Xhami dhe ushtrimin e Kultit Hyjnor nëpër Kishat tona. Ky realitet po më detyron edhe mua që kësaj radhe të mos mund të vijë tek Ju, por me anë të kësaj letre të ju uroj festën e Fitër Bajramit”, thuhet në komunikatë.

Ai po ashtu ka ndarë dhimbjen me besimtarët mysliman në lidhje me ndalesën që u është bërë rreth faljes se namazit të Fiter Bajramit, gjë të cilën për herë të parë pas 20-vitesh nuk e bëjnë në Xhami, shkruan me tutje “Zeri”.

“Askush më mirë se ne nuk mund të kuptojë dhimbjen Tuaj dhe trishtimin e besimtarëve që duhet të mos faleni në xhami as në këtë natë të madhe të Ramazanit. Të njëjtën dhimbje dhe trishtim e kam përjetuar edhe unë me besimtaret dhe besimtarët e krishterë, kur muajin e kaluar kremtuam Pashkët, Ringjalljen e Krishtit! Por, kjo në asnjë mënyrë nuk nënkupton që ne kemi heq dorë nga kremtimi i festave”.

Me urimet e tij Gjergji poa shtu ka thënë se myslimanët dhe krisjterët edhe pse lutjet i shprehin në forma të ndryshme ato i bashkon qellimi i njëjtë.

“Myfti i nderuar z. Tërnava, i dashur Naim, i rreshtova disa nga njetet e lutjeve tona, pasi jam i bindur që edhe ju i keni përfshirë të njëjtat në lutjet tuaja drejtuar Hyji Krijues gjatë muajit të Ramazanit. Ashtu që besimtarë tanë të mos harrojnë që lutjet tona, edhe pse shprehen në forma të ndryshme, ato i bashkon njeti i përbashkët dhe e mira e të gjithëve.
Duke shpresuar që Hyji do t’i dëgjoj lutjet tona dhe se besimtarët do të gëzojnë me dashuri, Ju uroj festën e Fitër Bajrami”, shkruhet në fund te urimit./Zëri