by lajme.org on January 29, 2023 Turistët: Ka mungesë parkingjesh dhe infrastrukturë jo të mirë në Prevallë – Lajmet e fundit
by lajme.org on January 29, 2023 Rruga e dëmtuar për në Rugovë, lë pa turistë këtë zonë turistike – Lajmet e fundit
by lajme.org on January 29, 2023 KEK-u në mungesë të punëtorëve që nga anulimi i konkursit para disa muajve – Lajmet e fundit
by lajme.org on November 22, 2022 OECD: Europa do të jetë më e goditura nga ngadalësimi ekonomik global
by lajme.org on January 29, 2023 “Të mjerë nuk janë ata që e kanë portofolin bosh, të mjerë janë ata që e kanë shpirtin bosh”
by lajme.org on January 27, 2023 Bëhet e gjallë Kejvina: Shpulla që i dhashë Luizit më ndihmoi të dal prej asaj çmendine
by lajme.org on January 4, 2023 Futbollisti kosovar i larguar nga Porto mund të transferohet te Ferizaj
by lajme.org on November 8, 2022 Konfirmohet: Derbi më i madh lokal i futbollit kosovar sërish luhet pa tifozë
by lajme.org on October 21, 2017 Në vend të ‘Huda Beauty’: Pesë artistë grimi që janë vërtetë artistë (Foto, Video)
by lajme.org on March 30, 2015 Ekziston ilaçi kundër kancerit për ata të cilët marrin guximin ta provojnë
HomeLajme Dodik: Asociacioni i Kosovës një ditë do të bëhet Republikë Serbe – Lajmet e funditin Lajmeon January 24, 2023 Presidenti i Republikës Serbe në Bosnjë, Milorad Dodik ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka arritur ta kthejë çështjen e Kosovës nga një pozicion humbës në agjendë dhe në fokus të interesit, dhe theksoi se serbët duhet të jenë të bashkuar për negociata. “Ajo se çfarë mund të shihet është që pasojat që kemi mundur të dëgjojmë për Kosovën është ajo që të ndërpritet rruga evropiane, që do të ndalen investimet dhe futen prapë vizat. Këto janë pasoja serioze”, ka deklaruar Dodik. Sipas fjalëve të tij, këto pasoja mund të ndryshojnë edhe pozitën ekonomike, sociale dhe gjeopolitike për serbët. Ai ka thënë se kërcënimet e Perëndimit janë rritur dhe në këtë aspekt pozita e Gjermanisë është forcuar. “Gjermania, e cila është antiserbe në zonën e Ballkanit, dhe gjithmonë ka qenë. Asnjëherë nuk ka qenë racionale, reale dhe gjithmonë ka qenë kundër serbëve. Po ashtu, edhe tash është në raport me Kosovën”, ka thënë Dodik, shkruan Klix.ba. Kur bëhet fjalë për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë, ai është shprehur se “është mirë që flasin për Republikën Serbe”, meqenëse siç thotë ai, shqiptarët shpesh thonë se nuk duan Republikë Serbe në Kosovë. “Kjo është një gjë e mirë që po flasin, kjo një ditë do të jetë Republikë Serbe. E mendoj në kuptimin e plotë. Do të quhet Asociacioni i Komunave [me Shumicë – red.] Serbe, do të ketë funksionet ekzekutive të qeverisë ashtu si Republika Serbe, marrëdhënie të veçanta me Serbinë ashtu si Republika Serbe. Për ta ky është problem dhe krejt çka flitet është për të”, shprehet Dodiku. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq tha të hënën mbrëma, se në takim me pesëshen perëndimore i është thënë atij se Serbia duhet të pranojë propozimin evropian për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, në të kundërtën do të përballet me ndërprerjen e procesit të integrimit evropian, ndalimin dhe tërheqjen e investimeve dhe të gjitha masave gjithëpërfshirëse që do të shkaktojnë dëme të mëdha në vend. Lajme të ngjajshme: Ambasadori i Kosovës në SHBA: Në Kosovë s’do të ketë më policë e ushtarë serbë – Lajmet e fundit Policët e Kosovës që 11 ditë të bllokuar në Leposaviq: Pa ardhur dikush ne nuk lëvizim – Lajmet e fundit Biserko: Njësia paramilitare ruse “Wagner”, ‘Ujqit e natës” dhe grupet ekstremiste serbe po provokojnë konflikt në veri të Kosovës – Lajmet e fundit Bërnabiqi akuzon shoqërinë civile serbe për situatën në veri të Kosovës – Lajmet e fundit Previous PostNext Post
on January 29, 2023 Turistët: Ka mungesë parkingjesh dhe infrastrukturë jo të mirë në Prevallë – Lajmet e fundit
on January 29, 2023 Rruga e dëmtuar për në Rugovë, lë pa turistë këtë zonë turistike – Lajmet e fundit
on January 29, 2023 “Të mjerë nuk janë ata që e kanë portofolin bosh, të mjerë janë ata që e kanë shpirtin bosh”
on January 29, 2023 KEK-u në mungesë të punëtorëve që nga anulimi i konkursit para disa muajve – Lajmet e fundit
on January 28, 2023 Kurti e Nimanbegu flasin për ndërhyrjen e Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi – Lajmet e fundit
on January 28, 2023 Halimi kritikon Qeverinë: Kosova meriton qeverisje, jo propaganda – Lajmet e fundit
on January 28, 2023 Deputetja e LDK-së Muratit: Je injorant, shteti nuk zhvillohet me politikat e lëmoshës – Lajmet e fundit