525 gjoba për ata që nuk respektuan masat anti-COVID

Drejtori i ATK-së në Gjilan nuk është arrestuar, vetëm është intervistuar – Lajmet e fundit



Është demantuar lajmi se është arrestuar drejtori i ATK-së në Gjilan, Alban Qerimi. Avokati Sherif Sherifi ka sqaruar se Alban Qerimi vetëm ka dhënë një intervistë në Stacionin Policor në Gjilan, që lidhet me dyshimet për “Keqpërdorim të detyrës zyrtare” të një inspektori tatimor.

Avokati Sherifi Sherifi ka demantuar lajmin e dalë në media lidhur me arrestimin e drejtorit të ATK-së në Gjilan, shkruan “RajoniPress”.

Sherifi ka thënë se është e vërtetë që Qerimi ka dhënë një intervistë në Stacionin e Policisë në Gjilan, me një rast që dyshohet për “Keqpërdorim të detyrës ose autoritetit” nga një zyrtar – inspektor tatimor.

“Mirëpo nuk është e vërtetë se z. Alban Qerimi është arrestuar në flagrancë, ashtu siç është përmendur në mediet qendrore”.

Sipas tij, klienti i tij pas përfundimit të intervistës nga ana e policisë është liruar në shtëpi, ndërsa me urdhër të prokurorit të rastit inspektorit tatimor i është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orëve, por jo edhe ndaj Qerimit.

Avokati Sherif Sherifi ka kërkuar nga mediet ta korrigjojnë këtë gabim, pasi “është dëmtuar autoriteti profesional dhe qytetar” i klientit të tij.