Dritan Abazoviç rrëzohet nga pushteti, kalon mocioni i mosbesimit

Dritan Abazoviç rrëzohet nga pushteti, kalon mocioni i mosbesimit

Qeveria e pakicës Dritan Abazoviç nuk është më, përcjell KultPlus.

Parlamenti malazez votoi në favor të mosbesimit për qeverinë e 43-të malazeze.

Me 50 vota për është votuar mocioni i mosbesimit të Qeverisë së Malit të Zi të drejtuar nga Dritan Abazoviq.

Mocioni ishte iniciuar nga partia e Millo Gjukanoviqit, DPS, pasi Abazoviq kishte nënshkruar Marrëveshjen Themelore me Kishën Ortodokse Serbe. /KultPlus.com