Dua Lipa: Krenare që jam në shtëpinë time

Dua Lipa: Krenare që jam në shtëpinë time – Lajmet e fundit

Foto: Laura Hasani


Këngëtarja Dua Lipa është shprehur krenare që po kthehet pas dy vjetësh në Kosovë, me festivalin “Sunny Hill”.

Në një konferencë për media, Lipa falënderoi të gjithë për përkrahjen, raporton Zeri.info.

“Deshta të ju falënderoj të gjithëve për përkrahjen, dashurinë dhe ndihmën që po na jepni me bo një festival të këtillë”, tha Dua.

Image

Ajo u shpreh krenare që do të performojë sonte në festival, për çka tha se do të japë maksimumin, siç tha ajo, në shtëpinë e saj.

“Ndihem krenare që jam këtu, që të performojmë këtu dhe shpresoj që do t’ju pëlqej sonte performanca ime. Po ndihem mirë që jam në shtëpinë time dhe po bëjmë diçka të mirë. Është një ëndërr imja”, tha Dua. /Zëri

Image

Image