Vetëm një vit më parë jetonte në një banesë modeste me qira, Dua Lipa sot dominon në muzikën botërore

Dua Lipa publikon foto nga Gërmia: Ja ku jam

Këngëtarja me famë botërore Dua Lipa ka arritur në Prishtinë dhe si duket menjëherë është drejtuar drejt parkut të Gërmisë për të parë nga afër përgatitjet e fundit dhe skenën ku do të ngjitet nesër, shkruan KultPlus.

Lipa ka publikuar një foto nga Gërmia ku ka shkruar: Ja ku jam.

Kujtojmë se Dua Lipa do të performojë në natën e parë të festivalit Sunny Hill i cili do të mbahet në Parkun e Gërmisë më datat 4, 5, 6 dhe 7 gusht.

Lipa gjithashtu nesër do të mbajë një konferencë për media, duke filluar nga ora 14:00 ne hotel Emerald. / KultPlus.com