Dukagjin Lipa: “Festivali Sunny Hill”, më i madhi në rajon

Dukagjin Lipa: “Festivali Sunny Hill”, më i madhi në rajon

14:27

Dukagjin Lipa: “Festivali Sunny Hill”, më i madhi në rajon

Babai i Duas, Dukagjini, e ka konsideruar “Sunny Hillin” si Festivalin më të madh që bëhet në rajon, ndërsa i bëri thirrje kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, t’i mbajë premtimet për dhënien në shfrytëzim të tokës në Bërnicë.

“Në krejt botën e patëm një ndalesë të madhe, ku çdo gjë u ndërpre në mendjen tonë, por fatmirësisht ja ku jemi. Prapë pas dy vjetëve, organizojmë Festivalin më të madh në rajon. Organizojmë në një vend që ka pasur trazira ndër gjenerata”, ka thënë Dukagjin Lipa në konferencë për shtyp të enjten. “Do ta kemi një marrëveshja e cila po shpresoj do të rezultojë pozitivisht. Kemi pas premtime prej kryetarit të kaluar të Prishtinës, ato premtime kanë mbetur të pakompletuara dhe shpresoj që tash të mbahen nga kryetari aktual”.

14:17

Dua Lipa: Ndihem shumë mirë që jam në shtëpinë time

Ylli botëror i muzikës, Dua Lipa, ka thënë se ndihet shumë mirë që ka ardhur në Kosovë, të cilën ajo e konsideron, si shtëpinë e saj.

Në një konferencë për shtyp në ditën hapëse të “Festivalit Sunny Hill”, Lipa është shprehur shumë krenare me faktin që do të përformojë sot në Parkun e Gërmisë.

“Unë nuk kam përgatit diçka speciale për të thënë. Desha t’iu falënderoj për mbështetjen, ndihmën dhe dashurinë që me mujt me bo një Festival të tillë. Ndihna shumë krenare që ka me përformu. Tërë ditën e kam pas mendjen te përformanca e cila shpresoj që do t’i pëlqej. Ndihna mirë që jam në shtëpinë time, ndihna mirë që jam në vend timin për me bo një gjë kështu, është ëndërr e madhe”, ka thënë Lipa në konferencë për shtyp të enjten. “Nuk ka ndjenjë më të mirë se sa me përformu në Prishtinë”.

“Festivali Sunny Hill” nis sot maratonën katërditore. Dua Lipa është ylli i natës së parë, për t’ua lënë vendin yjeve të tjerë në tri netët e radhës.