Durrësi vijon të ndriçohet – Pas portit, shpallen tenderat për lagjet e qytetit/Detajet

Durrësi vijon të ndriçohet – Pas portit, shpallen tenderat për lagjet e qytetit/Detajet

Bashkia Durrës ka shpallur dy tendera për ndriçimin e qytetit. Projektet janë shpallur në Agjencinë e Prokurimit Publik dhe konsistojnë në ndriçimin e rrugës “Abaz Celkupa” dhe në ndriçimin e rrugës “Vllazërimi”.

Përkatësisht, fondet e vëna në dispozicion janë 9.9 milionë lekë dhe 9.7 milionë lekë. Sipas detajeve të tenderit, projektet do të ekzekutohen brenda një afati 1 mujor secili, që nga nënshkrimet e kontratave me subjektet fituese.

Në fakt, Bashkia e Durrësit ka shpallur edhe tendera të tjerë ditëve të fundit për ndriçimin e qytetit, apo për ndriçimin e portit me LED.

Jenida Vladi/ SCAN

Lexo edhe:

“Ndriçohet” porti i Durrësit – Shpallet tenderi për kalimin në LED

*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.