Dwayne Johnson është babai që çdo vajzë do të donte

Dwayne Johnson është babai që çdo vajzë do të donte

Një foto të fundit që aktori, Dwayne Johnson ka publikuar në llogarinë e tij në Instagram, na shkriu zemrat. Ai duket shumë i ëmbël në rolin e tij si baba vajzash duke i rregulluar vogëlushes së tij flokët, njofton Insajderi.

Ndonëse qeros, aktori thotë së i di nja dy gjëra sa i përket flokëve, në postimin e tij.

“Tani pavarësisht se vajza ime 2-vjeçare duket plotësisht e tmerruar për jetën e saj që babi është i vetmi përgjegjës për të shkrehur flokët e saj…”, shkroi ai.

Johnson është babai krenar i tre vajzave, 5-vjeçares Jasmine Lia dhe 2-vjeçares Tiana Gia me gruan e tij Lauren Hashian dhe 19-vjeçaren Simone Alexandra nga një martesë e mëparshme. /Insajderi.com