Dy policë nga Suhareka me koronavirus

Dy policë nga Suhareka me koronavirus – Lajmet e fundit



Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj, ka njoftuar se nga katër rastet e reja me koronavirus sot në Suharekë, dy prej tyre janë policë.

“Sot janë kryer 16 mostra nga Suhareka, 4 prej tyre janë raste kontakt, 2 janë të reja – njëri është në fshatin Likosh dhe tjetri është në fshatin Krushicë e Poshtme. Pra, në Suharekë janë 22 raste gjithsej, ku fatkeqësisht njëri ka ndërruar jetë dhe tjetrit është shëruar”.

“Dy rastet e reja janë punonjës të Policisë së Kosovës”, tha Muharremaj në Klan Kosova.