Dy satelitë të NASA-s do të përplasen në Hënë

Dy satelitë të NASA-s do të përplasen në Hënë

Dy satelitë të NASA-s Ebb dhe Flow do të përplasen sot në Hënë në një krater në polin e veriut. Por nuk do keni mundësi të shihni ndonjë shkëndijë në sipërfaqen e Hënës. Kjo për shkak se satelitët nuk kanë karburant.

Satelitët do të drejtohen nga NASA për të realizuar një përplasje të koordinuar, duke mos rrezikuar që pjesët e tyre të bien në pjesë të rëndësishme historike të Hënës, siç është vendi ku janë ulur astronautët e Apollo.

Ky mision ka kushtuar 496 milion dollarë.