Tre të vdekur nga COVID-19 në Shqipëri

Dy të vdekur brenda ditës nga COVID-19 në Shqipëri – Lajmet e fundit



Dy persona kanë humbur jetën për shkak të COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë.

Ministria e Shëndetësisë tha se nga 1952 testime të kryera kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, 712 qytetarë, në këto bashki:

237 në Tiranë, 38 në Vlorë, nga 33 qytetarë në Fier, Lushnje, 31 në Durrës, 25 në Shkodër, 24 në Elbasan, 18 në Sarandë, 17 në Lezhë, nga 15 qytetarë në Korçë, Devoll, 14 në Gjirokastër, 12 në Berat, nga 11 qytetarë në Krujë, Kavajë, nga 10 qytetarë në Himarë, Kuçovë, 9 në Kamëz, nga 8 qytetarë në Kurbin, Bulqizë, Divjakë, Maliq, Peqin, nga 7 qytetarë në Malësi e Madhe, Vorë, Mallakastër, Selenicë, nga 6 qytetarë në Roskovec, Delvinë, Përmet, Dimal, Gramsh, nga 5 qytetarë në Mat, Skrapar, nga 4 qytetarë në Vau i Dejes, Mirditë, Patos, Librazhd, nga 3 qytetarë në Kukës, Tropojë, Dibër, Këlcyrë, Tepelenë, Pogradec, Kolonjë, 2 në Pukë, nga 1 qytetar në Shijak, Klos.

Në të gjithë vendi janë 3,490 qytetarë aktivë me COVID-19.

Aktualisht në spitalin COVID-3 po marrin trajtim 21 pacientë. /euronews