Tetë të vdekur nga koronavirusi sot në Kosovë

Dy të vdekur nga COVID-19 sot në Kosovë – Lajmet e fundit



Sot në Kosovë janë regjistruar dy viktima nga COVID-19.

Kështu bëri të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ndërsa apeloi për vendosje të maskave në ambiente të mbyllura dhe për vaksinim.

Po ashtu sipas raportit nga MSH-ja, sot janë regjistruar edhe 1562 raste të reja me koronavirus në vend.

“Ju lutemi bartni maskat në ambiente të mbyllura dhe vaksinohuni! Kosova po vazhdon të shënojë shtim të rasteve të reja të COVID-19, me tendencë të rritjes ditët në vijim. Fatkeqësisht sot janë raportuar dy raste të vdekjes nga kjo sëmundje”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së. /Zëri