by lajme.org on August 13, 2022 Analisti Thaçi: Dilemën për shaminë e ka zgjidhur Profeti, mos e lini shkollimin – Lajmet e fundit
by lajme.org on August 12, 2022 Qytetarët me pak alternativa për ngrohje e energji, presin masa nga shteti – Lajmet e fundit
by lajme.org on August 12, 2022 Si ndodhi sulmi dhe kush kishte dhënë shpërblim për ekzekutimin e shkrimtarit Rushdie
by lajme.org on August 11, 2022 Ish-konkurrenti i Për’puthen i jep fund beqarisë, dalin fotot nga ceremonia e fejesës
by lajme.org on August 11, 2022 Bora Zemani në protestën përpara Ministrisë së Brendshme, ja kush e shoqëroi
by lajme.org on August 8, 2022 Irlanda e Veriut fiton katër medalje ari në boks, ndërsa Skocia rrëmben tri
by lajme.org on October 21, 2017 Në vend të ‘Huda Beauty’: Pesë artistë grimi që janë vërtetë artistë (Foto, Video)
by lajme.org on March 30, 2015 Ekziston ilaçi kundër kancerit për ata të cilët marrin guximin ta provojnë
HomeKulturë Dyshja nga Hollywoodi: “Zgjoi” – histori e paharrueshme dhe prekësein Kulturëon December 14, 2021 Aktorja e njohur, Elisabeth Moss dhe producentja e saj Lindsey McManus, bëhen producente ekzekutive të filmit “Zgjoi” dhe do ta përkrahin atë për kampanjën drejt “Oscarit”. Dyshja ka thënë se “Zgjoi” është një histori e paharrueshme dhe prekëse që shfaq dëshirën për mbijetesë dhe fuqizim përmes një vizioni të guximshëm. “Portretizimi i detajuar i betejës së një gruaje drejt pavarësisë na shtyn të kuptojmë mundësinë për ndryshim, dhe tregimi i fuqishëm i Blertës kap me mjeshtëri vetëvendosjen e individëve në të gjithë botën për të tejkaluar vështirësitë”, kanë thënë Moss dhe McManus në një deklaratë të përbashkët. Aktorja amerikane, Moss, u bë më së shumti e njohur me rolin e saj si Zoey Bartlet, vajza më e re e presidentit Josiah Bartlet, në serinë televizive të NBC-së, “The West Wing” (1999–2006). Prej vitit 2007-2015, ajo u paraqit si Peggy Olson, në serinë “Mad Men” që i solli gjashtë nominime për “Emmy Awards” dhe një nominim për “Golden Globe”. E paraqitja në serialin “The Handmaid’s Tale” i solli dy çmime “Emmy”, atë për aktoren me të mirë kryesore dhe për producenten më të mirë. Çmimin si aktorja më e mirë në një seri televizive për rolin e saj në “The Handmaid’s Tale” e mori edhe nga “Golden Globe”, ku u shpërblye më parë si aktorja më e mirë për rolin e saj në serialin “Top of the Lake”. Moss bashkë me producenten Lindsey MCManus, janë bashkëthemeluese të kompanisë së produksionit “Love&Squalor”. Dyshja ka bërë të ditur se tashmë do të shpërndajë lajmin për filmin “Zgjoi” dhe kandidimin e tij për “Oscars”. “Zgjoi” nga Blerta Basholli është propozuar nga Kosova si kandidat zyrtar për garën prestigjioze “Oscars”. Filmi shtjellon artistikisht historinë e vërtetë të Fahrije Hotit nga Krusha e Madhe, e cila në film portretizohet nga aktorja e njohur Yllka Gashi. “‘Zgjoi’ është sa intim, aq edhe universal, që prek thellë me tregimin, e dhimbjes, qëndrueshmërisë dhe përfundimisht triumfit. Filmi është i realizuar me mjeshtëri në mënyrë realiste, të përmbajtur dhe me gravitet të thellë. Tregimi i vërtetë i Fahrije Hotit në ‘Zgjoi’ është shprehje kinematografike inspiruese në sfidimin e status quos dhe rolet nënshtruese të konstruktuara nga shoqëria në Kosovë dhe botë”, ishte shprehur Komiteti Selektues i Qendrës Kinematografike të Kosovës pas përzgjedhjes së filmit. Në anën tjetër, Basholli në lidhje me përkrahjen e marrë ka thënë se ka kohë që e përcjell dhe e admiron punën e Elisabeth Moss dhe është e lumtur, krenare dhe e emocionuar që ajo dhe Lindsey McManus u janë bashkuar si partnerë për projektin e tyre. “Në qendër të ‘Zgjoit’ është Fahrije Hoti, e cila arriti të kapërcejë vështirësitë dhe të nisë biznesin e saj falë mbështetjes së grave në komunitetin e saj. Të kem mbështetjen e Elisabeth Moss dhe Lindsey McManus si partnere në promovimin e historisë së Fahrijes më bën jashtëzakonisht të lumtur”, ka thënë ajo. Sipas saj, “Zgjoi” është një rrëfim shpresëdhënës dhe pasi këto gra të mrekullueshme i janë bashkuar ekipit, filmi ka edhe më shumë shpresë për vazhdimin e rrugëtimit të tij të suksesshëm. © KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Previous PostNext Post
on August 12, 2022 Qytetarët me pak alternativa për ngrohje e energji, presin masa nga shteti – Lajmet e fundit
on August 12, 2022 Si ndodhi sulmi dhe kush kishte dhënë shpërblim për ekzekutimin e shkrimtarit Rushdie
on August 12, 2022 Një i vdekur dhe 860 raste të reja me COVID-19, janë regjistuar gjatë 24-orëve në Kosovë – Lajmet e fundit
on August 12, 2022 Ja sesi Facebook dhe Instagram gjurmojmë përdoruesit përmes shfletuesve të integruar
on August 12, 2022 Fatime Sokoli gruaja që i dha tjetër ngjyrë folklorit shqiptar dhe muzikës burimore shqiptare (VIDEO)
on August 12, 2022 Familja Dehari kërkon përjashtimin e prokurorit nga rasti, thonë se ekspertizën shtesë e pranuan mediat para tyre – Lajmet e fundit