Dyshohet se 4 persona me COVID-10 kanë vdekur nga mesnata në QKUK

Dyshohet se 4 persona me COVID-10 kanë vdekur nga mesnata në QKUK – Lajmet e fundit



Burime të Zërit kanë bërë të ditur se 4 persona me COVID-19 kanë vdekur në QKUK nga mesnata e mbrëmshme.

Ndërkohë është parë numër i konsiderueshëm i pjesëtarëve të Policisë së Kosovës brenda oborrit të QKUK-së.

Ekonomia Online ka raportuar se Policia ka bllokuar hyrjet e Klinikës Infektive në QKUK dhe se janë nxjerrë katër trupa të pajetë nga kjo Klinikë.

“Para pak çastesh janë nxjerrë trupat e viktimave nga Infektiva.Policia mëngjesin e sotëm ka rrethuar Infektivën.Aktualisht deri më tani janë të konfirmuar 66 viktima nga COVID-19 në Kosovë”, thotë EO.

Ndërkohë gazetarë të Zërit që ndodhen në QKUK, kanë raportuar se edhe infektologu Valbon Krasniqi është parë në Klinikën Infektive.