Dzeko në Juventus - Gazeta Online INSAJDERI

Dzeko në Juventus – Gazeta Online INSAJDERI

Sulmuesi boshnjak, Edin Dzeko, ka arritur marrëveshje për një transferimin në Torino te Juventus, njofton Insajderi.

Sulmuesi 34 vjeçar, që aktualisht luan te Roma, pas largimit të Higuain, ka përfunduar në radarët e “zonjës së vjetër”.

Sipas Calciomercato, është arritur marrëveshja për kalimin e Edin Dzeko-s te Juventus për shumën e 15-20 milionë euro. Pjesë e marrëveshjes do të jetë edhe kalimi i Mattia De Sciglio-s te Roma për një shumë ende të pa konfirmuar.

Kështu pas pesë sezonesh të kaluar te klubi i Roma-s, Edin Dzeko lë shiritin e kapitenit dhe pozitën e titullarit për një klub ku do jetë rezervë e dyshes Dybala – Ronaldo. /Insajderi.com