Brukseli ende s’e di se kur do të takohen Kurti e Vuçiqi

E konfirmon BE-ja: Kurti dhe Vuçiqi takohen më 18 gusht në Bruksel – Lajmet e fundit



Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, kanë pranuar ftesën e Bashkimit Evropian që më 18 gusht të zhvillojnë rundin e ri të bisedimeve, konfirmoi për mediat zëdhënësi i bllokut, Peter Stano.

“Mund të konfirmoj se pasi përfaqësuesi i Lartë, Josep Borrell, ftoi të dy palët në Bruksel, kryeministri Kurti dhe presidenti Vuçiq kanë pranuar ftesën e tij. Ata do të mirëpriten në Bruksel më 18 gusht nga Borrell dhe përfaqësuesi i posaçëm i BE-së, Mirosllav Lajçak, për të diskutuar për rrugën përpara në dialogun Prishtinë-Beograd”, tha Stano.

Ai shtoi se më vonë do të japin detaje të tjera për agjendën e takimit të 18 gushtit.

Më 1 gusht, Borrell kishte njoftuar për ftesën për vazhdimin e dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja./rel