Ka një vajzë brenda “Për’puthen” që është acaruese për Beart Rexhepin

E pyesin pse u nda nga Bearti, kështu përgjigjet Tea

Lidhja e Tea Trifonit dhe Beart Rexhepit bëri bujë të madhe në mediat rozë muajt e fundit, njofton Insajderi.

Por, ajo nuk zgjati shumë. Dy ish-konkurrentët e “Për’puthen” vendosën t’i japin fund romancës së tyre disa muajshe.

Në llogarinë e saj në Instagram, Tea i është përgjigjur pyetjeve të shumta të ndjekësve, të cilët nuk e kursyen për pyetjet rreth Beartit.

Një prej tyre e pyet rreth arsyes së ndarjes, ndërsa përgjigja e saj ishte e prerë duke shkruar “Do të flas rreth kësaj teme”.

Meqenëse ditën e djeshme u pa duke pirë kafe me autoren e programit “Për’puthen”, Olsa Mahmutin, ndjekësit e pyetën nëse do të rikthehet në “Përputhen”, por Tea u përgjigj duke thënë se rrugëtimi i saj në atë program ka përfunduar./Insajderi.com

The post E pyesin pse u nda nga Bearti, kështu përgjigjet Tea appeared first on Gazeta Online INSAJDERI.