E veja e dëshmorit Omer Gega, dekoron me ‘tentene’ drunjtë e Suharekës në Ditën e Çlirimit

E veja e dëshmorit Omer Gega, dekoron me ‘tentene’ drunjtë e Suharekës në Ditën e Çlirimit – Lajmet e fundit

Foto ilustruese


Sheshi “Fadil Vata”, u zbukurua për nder të Ditës së Çlirimit të Suharekës.

E këtë iniciativë e mori Bukurie Gegaj, e veja e dëshmorit Omer Gega, e cila ka thurur tentene për të bërë veshjen e drunjve e këtij sheshi.

“Që 22 vite punoj me punë dore dhe më lindi si ide, të kontribuoj për qytetin tim për ditën e çlirimit”, ka thënë ajo, njofton Klan Kosova.
Ajo flet edhe për imazhet që fshihen në këto zbukurime, ku pos simbolizimit të flamurit kombëtar dhe atij shtetëror pati edhe detaje të tjera .
“Suhareka është e përmendur për rrush. Kam punime me shalqi, lule dielli e të tjera”, tha ajo.

Për këtë iniciativë Gegaj është përkrahur nga disa qytetarë dhe nga Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj, i cili duartrokiti punën e bërë nga gruaja e dëshmorit për qytetin, pikërisht për ditën e çlirimit.

“Ka bërë një punë shumë të mirë pasi këtë vit nuk kemi mundur të bëjmë ndonjë organizim për shkak të pandemisë”, u shpreh Muharremaj.

Edhe suharekasve u pëlqyen këto tentene.

Shumë qytete të Kosovës këtë muaj shënojnë 22-vjetorin e çlirimit. /klankosova