111 vjet nga vdekja e Petro Nini Luarasit, personalitetit të shquar të Rilindjes

“Edhe 99 herë të rrëzohemi prapë duhet të ngrihemi”

Dorian Koçi

Edhe 99 herë të rrëzohemi prapë duhet të ngrihemi.

Petro Nini Luarasi

17 gushti shënon helmimin e martirit të kombit, një prej qëndrestarëve dhe atit të shqiptarizmës, Petro Nini Luarasit. Nuk ka ngjarje të rëndësishme të kombit ku të mos ketë lënë kontributin e vet ky vigan i arsimit shqip, që në hapjen e shkollave shqip në Kolonjë, themelimin e shoqatave patriotike në emigracion e deri në Kongresi e II të Manastirit që përcaktoi përfundimisht përdorimin e alfabetit latin.

Lajmëtar i dritës dhe epokës së re që po vinte për shqiptarët ra preh e shovinizmit të fqinjve duke dēshmuar se rruga drejt lirisë nuk është e lehtë. I ringjallur në kujtesën e shqiptarëve përmes një monografie enciklopedi për lëvizjen patriotike shqiptare e shkruar nga i biri, intelektuali Skender Luarasi, ai gjallon gjithandej në memorjen kolektive të kombit.

I paharruar kujtimi i tij 🇦🇱 /KultPlus.com