LAJMI I FUNDIT: Drita e humb ndeshjen nda Lifield me rezultat zyrtar

Ekipi i Dritës kthehet në Kosovë – presin vendimin e Apelit

Kampioni i Kosovës në futboll, Drita, është rikthyer në Kosovë, pas anulimit të ndeshjes së tyren ndaj ekipit në Linfield.

Drita ka njoftuar se sot është mbajtur një mbledhje nga UEFA, për të parë mundësin e zhvillimit të kësaj ndeshje, por ky organ i UEFA, e ka dërguar në instanca më të larta këtë vendim, duke i lënë gjithçka në dorë apelit.

“Duke pasur parasysh rrethanat urgjente të kësaj çështje, të cilat mund të kenë një ndikim të rëndësishëm në drejtimin më të lehtë të Ligës së Kampionëve të 2020/21 UEFA dhe bazuar në nenin 29 (3) të Rregullores së Disiplinës të UEFA-s, dëshiroj t’ju informoj se unë kam vendosur që këtë çështje t’i drejtohem direkt Organit të Apelit të UEFA-s për një vendim”, thuhet në njoftimin e UEFA, njofton Drita, transmeton Insajderi.

Për afatin e vendimit në Apelit, nuk janë dhënë detaje e as kohë, por kjo ndeshje, duhet të zhvillohet më së largu deri me datë 1 gusht./Insajderi.com.